Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar shpesh, dhe vitin e kaluar, pas koncertit në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës me rastin e 25-vjetorit të grupit, u mor vendimi që kjo të ndodhë.
Grupi ka intensifikuar veprimtarinë koncertale më këtë përbërje, dhe këto ditë u publikua edhe kënga e parë e re - "Para se të thuash jo". Teksti është nga Geri Turijska, muzika dhe aranzhimi janë punë e të gjithë grupit. Kjo baladë power rock në fakt daton që nga viti 2004. Meqenëse ajo ndërpreu bashkëpunimin e D2 me Diço-n, muzikantët vendosën të riktheheshin së bashku pikërisht me të. Kënga ka një aranzhim krejtësisht të ri dhe pjesë të reja.
Dimitër Kërnev - kitarist dhe kompozitor kryesor në grup - pohon se kimia midis tyre është e njëjtë edhe sot:
"Nuk na u desh kohë për t’u mësuar me të – këtë gjë e kemi bërë bashkë që kur ishim thuajse fëmijë. Dhe në këto 19 vjet që nuk kemi qenë me Diço-n, rruga e grupit ishte e qartë. Drejtimi muzikor, duke vazhduar zhvillimin e tij, bazohet vetëm në dashurinë për muzikën dhe në kuptimin tonë se çfarë është roku, çfarë është popi. Ashtu si kur ishim në fillim, kur kisha 7-8 këngë të përfunduara, është njësoj edhe tani. Unë krijoj muzikë pothuajse gjatë gjithë kohës - kam një studio ku punoj çdo ditë. Kështu që kur vitin e kaluar vendosëm të vazhdonim së bashku në rrugën tonë, muzika ishte problemi ynë i fundit - është gati dhe po e zbatojmë."
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaFoto: Facebook/D2, Facebook/Dimitar Karnev
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv,..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat..