Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në terminalin qeveritar në Sofje pritën volejbollistët bullgarë

Foto: BGNES

Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi  duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për meshkuj në Filipine.

Ndër pritësit ishte edhe zëvendëskryeministri Atanas Zafirov dhe familjet e sportistëve. Të gjithë anëtarët e ekipit u kurorëzuan me kurora dhe morën nga një trëndafil të bardhë secili. Ministri i sportit, Ivan Peshev, i dorëzoi ekipit një çek prej 520 000 leva.

Federata e Volejbollit dhe Bashkia e Sofjes organizojnë një ceremoni për pritjen e ekipit në Sheshin “Shën Aleksandër Nevski” pas orës 17:00.

Volejbollisti Simeon Nikollov deklaroi se të gjithë në ekip janë jashtëzakonisht të emocionuar nga ceremonia në Aeroportin “Vasill Levski”. “Çdokush gëzohet kur dëgjon “Bravo” nga prindërit e vet”, shtoi Nikollov, i cili nga sezoni i ri do të luajë për “Lokomotiv” Novosibirsk.

Lexoni më shumë për suksesin e bullgarëve në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..

botuar më 25-10-11 8.00.PD

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..

botuar më 25-10-10 11.02.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është përsëri në majë të botës, duke fituar Titullin Botëror në Norvegji

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..

botuar më 25-10-09 10.54.MD