Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Hristo Grozev
Foto: BGNES

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA, i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës hulumtuese Bellingcat, do të marrë çmimin në Berlin në periudhën midis datave 5–10 tetor.

Çmimi është një njohje për rolin thelbësor të bullgarit në hetimin ndërkombëtar që zbuloi se ish-drejtori i kompanisë gjermane “Wirecard”, Jan Marsalek, është një spiun rus i fshehur në Moskë.

Grozev, për të cilin Alexei Navalny ka thënë se është një “Sherlock Holmes modern”, është i njohur për punën e tij në ekspozimin e operacioneve të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë. “Ai ka pasur një rol kyç në rindërtimin e ngjarjes së rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines mbi Ukrainën Lindore nga një raketë ruse në vitin 2014, ku humbën jetën gati 300 persona, si dhe ka dhënë një kontribut vendimtar në zbardhjen e rasteve të helmimeve të Sergei dhe Yulia Skripal në vitin 2018, si dhe rastit të Alexei Navalnyt në vitin 2020. Vetë Grozev ka qenë objekt ndjekjeje nga rrethe spiunazhi për vite me radhë dhe ndodhet në listën ruse të personave të kërkuar. Është zbuluar se kanë ekzistuar plane konkrete për eliminimin e tij,” thuhet në deklaratën për shtyp të komitetit organizator të festivalit. 

Puna e Grozev përfshin gjithashtu hetimin e helmimit të prodhuesit bullgar të armëve, Emilian Gebrev, për të cilin dyshohet se është kryer nga oficerë të inteligjencës ushtarake ruse.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto:BGNES, BTA, prixeuropa.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD