Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi

4
Foto: The Trackers

Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është pjesë e albumit të këngëtares "96", por tani e dëgjojmë në një aranzhim të ri, vepër e Angell Prodanov - Aço dhe Veselin Cenov - Algoriddim. Tekstin e ka shkruar vetë Mihaella.

Ngjarja ironike tregon për padurimin e tre vajzave për të zbuluar se kush është gruaja që ia vodhi zemrën "beqarit më të dëshirueshëm". Mihaella shton: “Për mua, “Kush është ajo?” është një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi, me dashuri dhe pa u kapur pas asaj që thonë të tjerët për ty. Shpresoj që të gjithë ata që e dëgjojnë dhe e shohin videon të buzëqeshin më shumë, të bëjnë më pak thashetheme dhe të duan me guxim.”


Në videon, me regji të Pavlin Tabashkit dhe të xhiruar nga kameramani Viktor Dobrev, gjejmë një numër fytyrash të njohura - në rolin e "të dashurit të lagjes" është shkrimtari dhe prezantuesi televiziv Georgi Bllazhev. Dy nga komedianët e njohur në vendin tonë - Nikolaos Citiridis dhe Mihaill Stojanov - gjithashtu bëjnë paraqitje të shkurtra, por të paharrueshme.


Mësoni më shumë për Mihaella Filevën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Mihaela Fileva, The Trackers, Ivo Baldzhiev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..

botuar më 25-09-30 6.10.PD

"Para se të thuash jo" – grupi D2 kthehet në formacionin e tij origjinal

Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..

botuar më 25-09-29 6.00.PD

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD