Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje, duke ngritur 222 kilogramë.
Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin Alireza Moeni Sedeh me 182 kg, që është një rekord i ri botëror.
Ky është titulli i tretë botëror për kampionin olimpik nga Parisi Karlos Nasar. Talenti ynë 21-vjeçar ka gjithashtu 3 tituj evropianë në arkivin e tij.
Etja e supertalentit tonë për të shtuar një medalje ari nga kampionati në Norvegji e çoi atë në shkallën më të lartë dhe me 3 tituj botërorë ai është në të njëjtin nivel me peshëngritësit më të mëdhenj bullgarë: Asen Zllatev, Anton Koxhabashev, Bllagoj Bllagoev, Neno Terzijski, Aleksandaër Vërbanov, Sevdalin Marinov, Mihaill Petrov, Joto Jotov, Zllatan Vanev dhe në kategorinë e grave - Milena Trendafillova. Megjithatë, rruga e tij në ngjitje vazhdon dhe qëllimi i tij është të arrijë legjendën Janko Rusev, fituesin e 5 titujve botërorë.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..