Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Foto: Facebook/ Bojko Borisov

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua drejtpërdrejt në Facebook.

"Ne nuk do ta prishim koalicionin, por nuk do të qëndrojmë kështu," tha Borisov. "Peevski nuk është në qeveri, ose nëse ai hyn zyrtarisht - çfarëdo që të thonë atje në Këshillin e Përbashkët të Qeverisjes, unë do të gjykoj për GERB nëse është e drejtë apo jo," tha gjithashtu kreu i GERB. "Kryeministri duhet të jetë gati për riformatim, duke përfshirë Kryetarin e Asamblesë Kombëtare," theksoi Borisov. Zemërimi i politikanit u provokua nga performanca e dobët e GERB në zgjedhjet e pjesshme lokale në qytetin rajonal të Pazarxhikut

Kreu i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski, deklaroi në një deklaratë zyrtare të partisë, gatishmërinë e saj për t'u bashkuar zyrtarisht me qeverinë e vendit. Sipas Peevskit, ata do të dërgojnë një ekip për negociata me kryeministrin Rosen Zheljazkov, raporton BTA.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Bojko Borisov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD