Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua drejtpërdrejt në Facebook.
"Ne nuk do ta prishim koalicionin, por nuk do të qëndrojmë kështu," tha Borisov. "Peevski nuk është në qeveri, ose nëse ai hyn zyrtarisht - çfarëdo që të thonë atje në Këshillin e Përbashkët të Qeverisjes, unë do të gjykoj për GERB nëse është e drejtë apo jo," tha gjithashtu kreu i GERB. "Kryeministri duhet të jetë gati për riformatim, duke përfshirë Kryetarin e Asamblesë Kombëtare," theksoi Borisov. Zemërimi i politikanit u provokua nga performanca e dobët e GERB në zgjedhjet e pjesshme lokale në qytetin rajonal të Pazarxhikut.
Kreu i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski, deklaroi në një deklaratë zyrtare të partisë, gatishmërinë e saj për t'u bashkuar zyrtarisht me qeverinë e vendit. Sipas Peevskit, ata do të dërgojnë një ekip për negociata me kryeministrin Rosen Zheljazkov, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Bojko Borisov
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..