Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët e saj pop në version simfonik – një tendencë botërore që po imponohet gjithnjë e më shumë edhe në Bullgari. Puna për organizimin e koncertit zgjati gati një vit, pasi përfshin një orkestër të madhe simfonike nën drejtimin e dirigjentit Maksim Eshkenazi, i cili vjen posaçërisht nga Los Anxhelosi për këtë ngjarje. Aranzhimet e veçanta u bënë nga kompozitorë dhe muzikantë të njohur.
Kjo nuk është prova e parë e Mihaella Filevës me tingullin simfonik – para kohe ajo gjithashtu ishte në të njëjtën skenë me Maksim Eshkenazin, dhe disa nga këngët e saj tashmë mbartin këtë frymë muzikore. Ndër to është edhe hiti "Dhe unë jam këtu" nga albumi i saj "Inkognito", i publikuar para dhjetë vitesh. Kënga është me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtarja, ndërsa aranzhimin e bënë Rumen Bojaxhiev (i biri) dhe Mirosllav Ivanov.
Më shumë për këngëtaren Mihaella Fileva mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: InventimTenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv,..