Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët e saj pop në version simfonik – një tendencë botërore që po imponohet gjithnjë e më shumë edhe në Bullgari. Puna për organizimin e koncertit zgjati gati një vit, pasi përfshin një orkestër të madhe simfonike nën drejtimin e dirigjentit Maksim Eshkenazi, i cili vjen posaçërisht nga Los Anxhelosi për këtë ngjarje. Aranzhimet e veçanta u bënë nga kompozitorë dhe muzikantë të njohur.
Kjo nuk është prova e parë e Mihaella Filevës me tingullin simfonik – para kohe ajo gjithashtu ishte në të njëjtën skenë me Maksim Eshkenazin, dhe disa nga këngët e saj tashmë mbartin këtë frymë muzikore. Ndër to është edhe hiti "Dhe unë jam këtu" nga albumi i saj "Inkognito", i publikuar para dhjetë vitesh. Kënga është me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtarja, ndërsa aranzhimin e bënë Rumen Bojaxhiev (i biri) dhe Mirosllav Ivanov.
Më shumë për këngëtaren Mihaella Fileva mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: InventimKamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv,..