Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tradita e ndihmës vazhdon:

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës.

Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë, realizohet dhe financohet nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, i themeluar nga dr. Milen Vrabevski, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë.

Ne i mbajmë premtimet tona dhe dua t’ju siguroj se edhe sot jemi këtu për të ofruar ndihmë falas për banorët e bashkisë së Pustecit,” – theksoi para mediave dr. Vrabevski i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes, ku përveç tij morën pjesë edhe eurodeputeti dr. Andrej Kovaçev dhe ambasadori bullgar në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov.
Nga ana e tij, dr. Kovaçev vlerësoi projektin si shembull të shkëlqyer të fqinjësisë së mirë dhe të frymës evropiane të bashkëpunimit. Ndërsa ambasadori Kirov shtoi:

“Dr. Vrabevski ka investuar mjete të konsiderueshme në këtë bashki me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve – e gjithë kjo është në kuadër të përpjekjeve të dy shteteve për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.“

Pas vizitës së shtatorit, kur mbi 350 banorë të Pustecit u kontrolluan nga specialistë të kardiologjisë, sëmundjeve të brendshme, endokrinologjisë, reumatologjisë dhe dermatologjisë, këtë herë ekipi bullgar po kryen ekzaminime në fusha të tjera — si mamologjia, urologjia, okulistika, neurologjia dhe ORL-ja. Grupi mjekësor udhëhiqet nga Prof. Ivan Gavrilov, drejtor i repartit të kirurgjisë torakale në Spitalin Universitar Onkologjik “Shën Ivan Çernozemski” në Sofje. 

Gjatë aktivitetit të hapjes, prof. Gavrilov i dhuroi kishave vendase dhe bashkisë disa ikona të punuara në qytetin bullgar Trojan posaçërisht për këtë rast.
Zgjedhja që këto vizita të zhvillohen në muajin tetor nuk është e rastësishme pasi ky është edhe muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Nisma u organizua gjithashtu me kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Pustecit, z. Pali Kolefski. Në ekipin bamirës marrin pjesë edhe mjekë nga disa prej spitaleve kryesore të Bullgarisë, përfshirë “Shën Ivan Rilski”, “Shën Ana” në Sofje dhe “Pulmed” në Plovdiv.
Ky mision humanitar është pjesë e strategjisë afatgjatë të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë Bullgarisë, duke i ndihmuar jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në fusha si arsimi, kultura dhe promovimi i vlerave evropiane të solidaritetit e bashkëpunimit.

Foto: Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD