Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - " Reichstagu i Paketuar" (Projekti për Berlinin, 1971–1995) nga viti 1986 dhe kolazhe të tjera origjinale - do t'i shfaqen zyrtarisht publikut.
Zbatimi i këtij projekti zgjati plot 24 vjet, gjatë të cilave Christo dhe Jeanne-Claude realizuan 8 projekte të tjera të përfshira në ekspozitë.
Realizimi i këtij projekti zgjati 24 vjet, gjatë të cilave Christo dhe Jeanne-Claude realizuan 8 projekte të tjera të përfshira në ekspozitë.
Materialet video arkivore, fotografitë dhe dokumentet nga paketimi i Reichstagut - ndërtesa emblematike që mbetet simbol i demokracisë edhe sot e kësaj dite - përbëjnë një lloj rrëfimi historik të këtij projekti."
Christo Javacheff dhe Jeanne-Claude Denat de Guillebon lindën në të njëjtën datë – më 13 qershor 1935, përkatësisht në Gabrovo të Bullgarisë dhe në Kazablanka të Marokut. Gjatë regjimit komunist, Hristo studioi në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje nga viti 1952 deri në vitin 1956, por vendosi të largohej nga Bullgaria. Arratisja e tij në Perëndim e çoi atë përmes Pragës dhe Vjenës në Gjenevë. Në vitin 1958, ai u transferua në Paris, ku takoi Jeanne-Claude. Ajo u bë gruaja dhe partnerja e tij në krijimin e instalacioneve monumentale hapësinore – vepra arti.
Jeanne-Claude vdiq më 18 nëntor 2009, dhe Christo – më 31 maj 2020, në shtëpinë e tij në Nju Jork.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Wolfgang Volz/BTA
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..