Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars Nova Napoli, një nga grupet më të njohura dhe të vlerësuara të folkut të ri napolitan. Virtuozët do ta çojnë publikun në zemrën e Italisë Jugore me interpretime të reja të këngëve folklorike dhe kompozime origjinale, të frymëzuara nga kultura mesdhetare. Programi, që fillon në orën 20:00 në Sofia Live Club, është i mbushur me energji dhe pasion dhe rizbulon traditat e pasura muzikore italiane.

Formacioni Ars Nova Napoli është krijuar në vitin 2009. Shfaqjet e tyre të para janë në hapësira urbane, të cilat i kthejnë në skenën e tyre.

Të bindur në fuqinë e artit rrugor si mjet shprehjeje të lirë, muzikantët udhëtojnë nëpër sheshe dhe tregje në të gjithë Italinë, luajnë në dasma dhe festa, marrin pjesë në festivale në Spanjë, Francë, Greqi dhe Zvicër. Me kalimin e kohës, Ars Nova Napoli grumbullon një repertor të pasur që përfshin tradita muzikore nga pjesë të ndryshme të Italisë, Greqisë dhe Ballkanit.

Pas publikimit të albumit të tyre të parë, grupi fillon të mbajë koncerte aktive. Muzikantët luajnë në Siçili, Kalabri dhe Kampanja. Në vitin 2013 fitojnë dy herë festivalin prestigjioz Ferrara Buskers dhe marrin pjesë në programe televizive të njohura. Në vitin 2016, në bazilikën San Severo alla Sanità në Napoli, regjistrohet albumi Chi fatica se more e famme – një udhëtim muzikor i frymëzuar nga takimet dhe udhëtimet e shumta të grupit.

Koncerti në Sofje realizohet nga Ambasada e Italisë në Bullgari dhe Instituti Italian i Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kremtimi i përvjetorit jubilar koordinohet nga Komiteti Kombëtar “Napoli 2500” – një nismë me një program të pasur ngjarjesh kushtuar trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe shumë shekullore kulturore të qytetit.
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi NikollofskiFoto: arsnovanapoli.com, organizatorët
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..