Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e migracionit dhe azilit. Dokumenti është pjesë e zbatimit të Paktit për Migracionin dhe Azilin, i cili pritet të hyjë në fuqi në qershor 2026.
Vendi ynë do të ketë të drejtë të kërkojë një përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga kontributet e tij në Fondin e ardhshëm të Solidaritetit. Arsyet kryesore për marrjen e këtij statusi janë numri i madh i migrantëve që vijnë, presioni mbi sistemet e pritjes, si dhe rreziku i përdorimit të migracionit si armë hibride nga vende të tilla si Rusia dhe Bjellorusia.
Komisioni Evropian propozon që Bullgaria, Belgjika, Gjermania, Estonia, Irlanda, Franca, Kroacia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia dhe Finlanda të kenë akses prioritar në paketën evropiane të ndihmës teknike dhe financiare për të luftuar migracionin. Përveç kësaj, situata e secilit vend do të rishikohet me shpejtësi në varësi të dinamikës së situatës së migracionit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..