Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje të deputetit të partisë “Vëzrazhdane” Zllatan Zllatanov, e publikuar në faqen e parlamentit, transmeton BTA. “Duke marrë vendime me unanimitet, BE-ja tregon qartë aftësinë për të vepruar në mënyrë vendimtare ndaj sfidave të shumta gjeopolitike në vitet e fundit, duke respektuar ndjeshmërinë kombëtare të shteteve anëtare”, thekson ministri. “Vendimet me shumicë të kualifikuar zakonisht nuk reflektojnë të njëjtin nivel angazhimi politik”, shton Georgiev, duke theksuar: “Besojmë se në këtë situatë komplekse gjeopolitike është jashtëzakonisht e rëndësishme që BE-ja të ruajë unitetin e tij, duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve anëtare.”
Një javë më parë, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, propozoi që me unanimitet të merren vetëm vendimet për fillimin dhe përfundimin e negociatave me shtetet kandidate për anëtarësim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026, i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..