Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë vende, ku do të prezantohen 83 premiera nga mbi 40 vende, raportoi BTA. Do të ketë gjithashtu një prani të fortë bullgare me 16 tituj.
Në kuadër të festivalit janë planifikuar 14 prezantime, ku publiku do të takohet me mysafirë të famshëm nga e gjithë bota dhe aventurierë bullgarë. Ndër mysafirët kryesorë të këtij viti janë: Martin Sieberer, Stefano Ragazzo, Agnieszka Bielecka, Matteo della Bordella, Oswald Rodrigo Pereira dhe Jochen Hemmleb. Me prezantimin e tij, Nikolla Kalistrin do të flasë për zhvillimet më të fundit në alpinizmin me ski, Cvetan Pavllov do t'i prezantojë audiencës akullnajat dhe ndryshimet klimatike, ndërsa alpinisti Dojçin Bojanov do të prezantojë historinë e ngjitjeve në majën Vihren.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bansko Film Fest
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..