Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Marrëveshja BE-Turqia jep rezultat, por vendet ballkanike janë duke përgatitur edhe plan B

Автор:
БНР Новини
Снимка: EPA/BGNES

Pak pasi Komisioni Evropian raportoi se si rezultat i marrëveshjes së BE-së me Turqinë për kufizimin e krizës së refugjatëve numri i migrantëve ilegalë po pakësohet, më 21 dhe 22 prill në Selanik Ministrat e jashtëm dhe ata të brendshëm të Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë zhvilluan një takim të përbashkët mbi çështjet e krizës së refugjatëve. Të dhënat, të cilat u paraqitën nga delegacioni bullgar në Selanik, i ripohojnë konstatimet në Bruksel. Për muajin e fundit provat e migrantëve ilegalë për të hyrë në Bullgari janë pakësuar me rreth 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rryma e migrantëve nga Greqia është relativisht e ulët dhe në kufirin atje janë kapur vetëm rreth 170 veta. Shteti bullgar e shpjegon pakësimin e presionit të migrantëve kryesisht me ndalimin e tij aktiv nga ana e Turqisë.

Pavarësisht nga kjo pjesëmarrësit në Takimin e Selanikut e vunë në bisedimet e tyre theksin mbi domosdoshmërinë për përmirësimin e luftimit kundër rrjeteve të trafikantëve. Ky fakt është një provë e qartë se Bullgaria, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria ende nuk e konsiderojnë pakësimin e presionit të migrantëve si diçka përfundimtare, nuk kanë në plan të shpresojnë vetëm te veprimet e BE-së dhe të Turqisë, por duan të kontrollojnë vetë ato problemin. Ripohim i kësaj është përgatitja e planit – rezervë, ose e planit B, siç e quajti Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Daniell Mitov. Ai do të përdoret në qoftë se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë pushoi së funksionuari, ose në qoftë se në ndonjë moment nuk zbatohet. Përgatitja për planin B është një masë e arsyeshme. Nga njëra anë marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë nuk pranohet nga shumë organizata të të drejtave të njeriut, kurse nga ana tjetër – vetë Turqia paralajmëron se mund ta ndalojë aplikimin e saj, në qoftë se nuk lehtësohen kufizimet për udhëtimin e shtetasve turq në Zonën e Shengenit, e cila është pa viza.

Në përputhje me marrëveshjet me BE-në deri më 4 maj Turqia duhet të zbatojë 72 kushte, që të udhëtojnë lirisht shtetasit e saj, kurse deri më sot janë zbatuar vetëm gjysma prej tyre. Takimi në Selanik tregoi gjithashtu se në këtë etapë qëllimi kryesor i katër shteteve është bashkëpunimi aktiv për parandalimin e një itinerari të ri refugjatësh përmes Ballkanit. Tani për tani vetëm mes tyre, por po të ketë nevojë edhe me shtete të tjera ballkanike. Ky është edhe kuptimi i zhvillimit të takimeve si ai i Selanikut një herë në gjashtë muaj, ose po të ketë nevojë madje më shpesh.

Ministrat e katër shteteve ballkanike konstatuan në Selanik domosdoshmërinë për një mënyrë unike për përballimin e krizës së refugjatëve si në nivel regjional, ashtu dhe në nivel evropian. Pra, mund të bëhet konkluzioni se në të ardhmen e afërt mund të jemi dëshmitarë të përpjekjeve për unifikimin e metodave në zgjidhjen e problemit të fluksit të refugjatëve. Në këtë drejtim Sofja nuk pushon të ngulë këmbë për t’u bërë dallim i qartë midis refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë. Ajo ngul këmbë gjithashtu që ata të trajtohen duke u respektuar rregullat për mbrojtje ndërkombëtare, por edhe rregullat për pranimin e migrantëve ilegalë atje, nga ku kanë ardhur. Thënë me fjalë të tjera Sofja është për një bilance të mirë midis vlerave demokratike dhe kritereve të sigurimit.

Përfundimi kryesor, që mund të bëhet, pas takimit katërpalësh në Selanik është se megjithë konstatimet e para lidhur me rezultatet e marrëveshjes BE-ja – Turqia, sfidat e krizës së refugjatëve vazhdojnë të jenë një problem aktual dhe shumë i rëndësishëm për shtetet ballkanike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени