Tekstet e kontestuara nga biznesi bullgar i transportit në pakon “Mobilitet” u miratuan në lexim të parë nga Parlamenti Evropian. Sipas tyre, shoferët duhet të pushojnë jashtë kabinës së kamionit, të kthehen çdo katër javë në Bullgari, ndërsa përmasa e parave të caktuara për shërbimin të jetë në përputhje me standardin e shëtit ku shkojnë. Euro-deputetët bullgarë deklaruan, se do të përpiqen të evitojnë votimin e pakos në lexim të dytë nga përbërja e tanishme e Parlamentit Evropian. Presidenti Rumen Radev tha, se pakoja është kundër parimeve të BE-së. Në qytetin Pllovdiv në një aksion organizuar nga Bashkimi i Shoferëve Ndërkombëtarë, në mënyrë demonstrative u dogj një kamion i mbuluar me parulla të protestës kundër rregullimit evropian të njohur si pakoja “Makron”.