Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike shpalli se 5 nga manastiret më të vjetra në Bullgari, të shpallura për monumente të kulturës-Manastiri i Baçkovos, Manastiri i Trojanit, Manastiri i Kremikovos, ai i Kilifarevos dhe Manastiri i Pllaçkovos do të restaurohen me mjete evropiane. Pritet që në këtë mënyrë këto qendra fetare të bëhen edhe më tërheqëse për pelegrinët dhe turistët, shënohet në deklaratën e departamentit.