Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Suksesi i radhës i nxënësve nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes

Foto: BTA

Sipas traditës nxënësit e Gjimnazit Matematikor të Sofjes “Pajisij Hilendarski” u kthyen përpara ditëve të numëruara me disa vende të para nga një garë ndërkombëtare. Në garën me mbi 300 pjesëmarrës prej 16 vende evropiane dhe aziatike, ata fituan dy medalje të arta, dy të argjendta dhe 1 medalje të bronztë nga olimpiada e 6 ndërkombëtare në matematikë, informatikë dhe fizikë e cila u zhvillua në Kazahstan. Kjo është garë midis shkollave të specializuara fiziko-matematikore dhe shkolla me tradita në përgatitjen e fëmijëve të talentuar. Në klasifikimin në bazë skuadrash nxënësit nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes janë në vendin e 3 mes përgjithësisht 49 skuadrave. Fill pas tyre është një skuadër tjetër bullgare, ajo e gjimnazit të shkencave natyrore-matematikore në qytetin Shumen. Këto nuk janë dekoratat e vetme për nxënësit e Gjimnazit Matematikor të Sofjes. Në fund të vitit të kaluar nxënësit më të vegjël të shkollës po kështu mundën të fitojnë disa medalje në garën Internacionale të përvitshme matematikore në Filipinet.

Përgatitja e thelluar e fëmijëve në matematikë fillon që në klasën e 5. “Talenti matematik zbulohet akoma që në moshë 10-12 vjeçare dhe duhet të zhvillohet që herët”, sqaron Mariana Todorova, drejtoresh e gjimnazit. Më fëmijët punojnë disa nga mësuesit më të mirë në matematikë në vend. Shumë prej tyre vet janë ish nxënës të shkollës. “Bëjmë një zgjedhje të mirë midis studentëve më të mirë, të cilët vijnë në praktikë tek ne”, thotë akoma zonja Todorova. Përveç orëve të rregullta në matematikë dhe informatikë, të parashikuar në programin mësimor, nxënësit shkojnë dhe në shkolla të specializuara. Ato financohen me mjete mbi programin “Me kujdes për çdo nxënës” pranë Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës. Në bazë të programit lëshohen mjete për shkollat, të cilat kanë fitues nga garat dhe olimpiadat e ndryshme. Gjatë vitit të kaluar nxënësit e Gjimnazit Matematikor të Sofjes janë paraqitur shumë mirë në gara të tilla dhe kanë fituar 71 000 leva (rreth 35 500 euro), më të cilat financohet përgatitja suplementare e mbi 600 nxënësve. Zonja Todorova është kategorike, se interesi ndaj matematikës po vazhdon të jetë i lart.

“Profesionet më mirë të paguara në një nivel botëror janë në IT biznesin - tha për Radio Bullgarinë drejtoresha e Gjimnazit Matematikor të Sofjes. Me qenë se nxënësit tanë marrin një përgatitje të mirë matematikore, ata zhvillohen shumë mirë në këtë biznes. Prandaj dhe prindërit i drejtojnë drejt këtij arsimi. Nxënësit tanë 100% e vazhdojnë arsimin e lartë, ku 90% zhvillohen në fushën e matematikës. Natyrisht që ka nga ata të cilët mësojnë mjekësi, histori, drejtësi, por ata janë më pak. Shkolla tonë është në lidhje me shumë universitete të huaja. Tani për shembull do të firmosim një memorandum me universitetin në qytetin Gjoningen në Holandë. Me qenë se që aty kanë vënë re se nxënësit tanë janë shumë të mençur dhe me arritje të mëdha, ata ju propozojnë një program 4 vjeçar për studim baçelor. E keqja tonë është se në Bullgari akoma nuk ka punë të mjaftueshme për teknologjitë e larta dhe ish nxënësit tanë nisen për në Perëndim jo kaq të shtyrë nga shkaqet ekonomike, por më tepër për shkaqe intelektuale, me qenë se duan të punojnë me arritjet më të reja të shkencës dhe të teknikës.”

Mbajtësi i medaljes së artë nga Kazahstani Viktor Vëllov thotë se, ka ndërmend të vazhdojë arsimin e vet të lartë në Amerikë ose në Evropë. Fusha në të cilën do që të zhvillohet janë financat. Bashkënxënësi i tij Vlladisllav Harallampiev i cili është i dekoruar me medalje të argjend nga olimpiada e informatikës e shikon të ardhmen e vet në Bullgari. “Këtu më pëlqen dhe mendoj të mbetem. Nuk mendoj se të gjithë duhet të ikin jashtë kufirit. Dhe këtu duhet të mbeten njerëz të talentuar”, thotë ai dhe shton: “Në informatike aplikohen pothuajse të gjitha fushat e shkencës, sepse duhet të jeni të mirë në matematikë, pjesërisht në fizikë, bile në biologji. Disa algoritme bazohen mbi bazën e proceseve biologjike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD