Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të mbetet Sofja kryeqyteti evropian me më pak zona të gjelbra?

Sofja është në vendin e fundit ndër kryeqytetet evropiane për nga zonat e gjelbra, tregon një studim i BE-së gjatë vitit 2009.
Foto: Veneta Nikollova
Sofja është në vendin e fundit ndër kryeqytetet evropiane për nga zonat e gjelbra, tregon një studim i BE-së gjatë vitit 2009. Parqet e kopshtet në Sofje janë 417, por shumica prej zonave të gjelbra kanë mbetur të shkreta. Bile vendet periferike të parqeve përdoren si plehërishta. Bashkia, e cila duhet të kujdeset për mijëra hektarë zona të gjelbra, nuk ka mundësi financiare për këtë. Në kuadrin e diskutimeve, të cilat u organizuan këtë pranverë gjatë aktivitetit Ditët e gjelbra të Sofjes, nëpunësit e bashkisë iu drejtuan për ndihmë kryeqytetasve, që të mbrojnë mjedisin rreth nesh.

“Nuk ka resurs, me të cilin bashkia të kujdeset për sipërfaqen e gjelbër të Sofjes, tha kryearkitekti i qytetit Petër Dikov. – Prandaj banorët e lagjeve të ndryshme vullnetarisht duhet të ruajnë zonat e gjelbra. Është e nevojshme që bashkimet ekologjike të organizojnë aktivitete të ngjajshme.”

Nga ana tjetër nuk mund të bëhet krahasim midis kryeqyteteve evropiane, sepse mundësitë e tyre buxhetore janë të ndryshme. P.sh. buxheti i pastrimit të Vjenës është 300 mln. euro, ndërsa ai i Sofjes – 40 mln. euro. Buxhetet e të dy qyteteve nuk mund të krahasohen edhe kur bëhet fjalë për gjelbërimin. Tani për tani Sofja ka për qëllim më tepër të rimëkëmbë sesa të zgjerojë territoret e gjelbra.

© Foto: BGNES

Mbrojtësit e natyrës ngulin këmbë që parqet të kenë plane të miratuara të ndërtimit, para se të jepen në koncesion.

“Në parkun “Oborishte” bëmë një remont të kalldrëmit dhe ndriçimit elektrik, tha kryetarja e Drejtorisë “Sistemet e gjelbra” pranë Bashkisë së Sofjes, zonja Ralica Maxharova. – Atje është ndërtuar një sistem ujitës. Ky është i vetmi park në Sofje me sistem të tillë, në saje të të cilit ruhet bimësia. Ndërruam kalldrëmet në shumë vende të tjera. Ndërtuam dhjetëra sheshe në Parkun verior dhe në atë lindor. Sofja është një nga pak qytetet evropiane, ku gjelbërimi i rrugëve është kaq i zhvilluar. Ka nevojë për një program të posaçëm, përmes të cilit të përmirësohen kushtet e rritjes së pemëve tek ne. Gjatë vitit të kaluar rivendosëm gjelbërimin e dy prej arterieve kryesore – të bulevardit Vasil Levski dhe rrugës Rakovski. Kjo veprimtari duhet të vazhdojë me tempe të shpejta. Është i nevojshëm rindërtimi i zonave të gjelbra dhe shesheve të fëmijëve në hapësirat midis pallateve. ”
Këtë pranverë pritet që hapet një pjesë e parkut të Akademisë Ushtarake, i cili ndodhet në qendrën e Sofjes, premtoi kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova.

“Ramë dakord se do të hapim parkun me etapa – tha ajo. – Vetëm kjo pjesë, e cila do të hapet në etapën e parë, është 6-7 hektarë. Një teren tjetër prej 4 hektarëve, i cili gjithashtu i përket Akademisë Ushtarake, do të rregullohet. Kështu kryeqytetasit do të kenë edhe një vend për shëtitje dhe çlodhje.”

Me këtë mungesë të mjeteve, të cilat të sigurojnë mirëmbajtjen e sistemit të gjelbër të Sofjes, vendimi i vetëm është koncesioni i parqeve. Por mbrojtësit e natyrës janë skeptikë.

“Ka parqe, ku koncesioni është varianti më i mirë – është i bindur kryearkitekti i Sofjes Petër Dikov. – Koncesioni mund të zgjidhë disa probleme – urbanizimi i parkut, sigurimi i tij dhe objektet tregtare në të. U bë e qartë se me tërë resursin administrata nuk mund t’i kundërvihet shkelësve, të cilët i shkatërrojnë parqet. Koncesioneri ka interes të mos i lëshojë në territorin e vet.”

Mbrojtësit e natyrës ngulin këmbë që parqet të kenë plane të miratuara të ndërtimit, para se të jepen në koncesion. Por aktualisht filluan procedura për koncesion, para se parqet të kenë planet e duhura. Arkitekti Dikov premton se zbatimi i planeve ndërtimore do të fillojë gjatë gjysmës së dytë të vitit, por procesi do të jetë shumë i gjatë. Rreziqet janë lidhur me faktin se konsecionerët mund të ndërtojnë objekte të papërshtatshme zbavitëse ose tregtare, të cilat pastaj kërkojnë ligjësim me planet e ndërtimit. Prej shumë kohe mbrojtësit e Sofjes “së gjelbër” ngulin këmbë që kryeqyteti të ketë një arkitekt të vet të peizazhit, duke marrë në konsideratë problemet dhe punën e madhe në këtë sferë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD