Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dilema tatimi i vlerës së shtuar është në qendrën e opinionit shoqëror

Vallë, a do të ndërmarrë qeveria bullgare masa pa popullaritet, për evitimin e krizave si ato në Greqi, Spanjë, Portugali dhe kështu të shpëtojë buxhetin e vendit? Pyetja konkrete lidhur me këtë, ka të bëjë me rritjen e tatimit të vlerës së shtuar, i cili aktualisht është 20 për qind. Dhe shoqëria bullgare pret përgjigjen definitive të kësaj pyetjeje të rëndësishme. Parashikimet janë, që tatimi mund të arrijë 24 për qind. Kjo është shifra që diskutohet nga qeveria në nivel ekspertësh. Shkaku është, se masat e diskutuara kundër krizës midis qeverisë, punëdhënësit dhe sindikatave nuk mund të sigurojnë paratë e domosdoshme për thesarin. Dhe vendimi definitiv për tatimin e vlerës së shtuar do të merret më 5 maji në kuadrin e mbledhjes së kabinetit. Ministri i financave Simeon Djankov komentoi para disa ditësh, se rritja e tatimit të tërthortë do t’u dëmtojë konsumatorëve. Prandaj ky hap për grumbullimin e të ardhurve suplementare në thesar deri tashti evitohej. Edhe ministri i ekonomisë Trajço Trajkov u shpreh kundër kësaj mase, sepse ajo nuk stimulon ekonominë. Sipas tij rritja e tatimeve nuk është një masë kundër krizës, sepse kufizon konsumimin. Ai tha, se duhet të bëhen shpenzime për gjenerimin e të ardhurve të reja për stimulimin e investimeve dhe të kryhen më në fund reformat në fushën e shëndetësisë dhe në sistemin e pensionimit.

Nuk vonuan reagimet e punëdhënësve, sindikatave dhe analizuesve ekonomikë. Ata njëzëri drejtuan pyetjen në ç’shkallë rritja e tatimit do të plotësojë buxhetin dhe cilat do të jenë pasojat për ekonominë bullgare. Të gjithë janë të mendimit, se një hap i tillë ka për qëllim të zëvendësojë reformat në sferat joefektive dhe do të provokojë rritjen e çmimeve. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare dhe nga Konfederata e Punëdhënësve komentuan, se ideja kryesore e pakos së masave kundër krizës është të mos rriten tatimet. Po këtë pozitë e mbrojnë edhe sindikatat. Analizuesit ekonomikë propozojnë shkurtimin e shpenzimeve dhe reforma urgjente në sektorin publik – shëndetësinë, sistemin e pensionimit, arsimin. Mund të shiten aktive shtetërore, toke, godina edhe të privatizohen ndërmarrje shtetërore. Rritja e tatimit të tërthortë nuk zgjidh problemin, por e transferon mbi sektorin privat dhe familjet. Efekti do të jetë një inflacion më të lartë. Kështu arsyetuan pozitën e vet kundërshtarët e idesë për rritjen e tatimit të vlerës së shtuar.

Mbetet të shikojmë çfarë të ardhura u derdhën në thesar gjatë muajit prill, sepse kjo është periudha më e fortë e plotësimit të tij dhe treguesit janë sinjifikative për tërë vitin. Në sfondin e kësaj kryeministri Bojko Borisov premtoi lajme të mira nga mbledhja e Këshillit të Ministrave më 5 maji. Sipas tij bullgarët do të mbeten të kënaqur nga to. Sipas burimeve jozyrtare deficiti buxhetor tek ne do të kompensohet me aksione të reja kundër kontrabandës dhe derdhjes së tatimit të vlerës së shtuar. Ato janë masat më të mira kundër krizës, siç ka deklaruar jo një herë vet kryeministri.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD