Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vëllai i dashur, Gjergji i lulëzuar”

Foto: BGNES
Dita e Shën Gjergjit është ndër festat më të dashura me një pasuri të jashtëzakonshme veprimesh rituale. I është kushtuar Shën Gjergji Fitimprurësit – një shenjtor shumë i nderuar, kujtimin e të cilit kisha ortodokse e nderon më 6 maj. Në këtë ditë gjithçka është “e bukur”, “e artë”, “e lulëzuar”. Vajzat, për të cilat këndohet në këngët popullore, janë të bukura, të veshura dhe të stolisura me ar dhe argjend. Të artë janë dhe djepat, në të cilët përkunden të vegjlit dhe të rriturit për shëndet. Po të bjerë shi në këtë ditë, çdo pikë është verdhushkë.

“Një ditë e bukur është Pashka, edhe më e bukur – Dita e Shën Gjergjit” – thotë populli ynë. Pavarësisht nga nderimi i thellë i festës më të madhe të krishtere – Pashka, populli ynë që nga kohët e vjetra e shënon Ditën e Shën Gjergjit me një cikël të madh ritesh. Ato përfshijnë tërë jetën e bashkësisë patriarkale. Data e Pashkës çdo vit është e ndryshme, sipas kalendarit kishtar. Ndërsa Dita e Shën Gjergjit gjithmonë vjen me gjethet dhe lulet e pranverës, me natyrën e rilindur. Festa fillon një ditë para kësaj, kur vajzat dhe djemtë shkojnë në fushë ose në pyll. Atje këputin lule, kurse vajzat këndojnë këngë të posaçme. Në to tregohet si “pylli vetë i ka ftuar vajzat të këputin lule dhe të bëjnë kurora të bukura”. Në disa këngë rituale personazhet janë trëndafili, borziloku dhe lule të tjera. Nga dialogu i tyre kuptohet se molla ka çelur shumë herët, kurse trëndafili pi verë me kumbarën e tij – borzilokun.

Pasi kthehen në shtëpi me lulet, vajzat përgatitin stolisjen për festën. Më parë bëjnë kurorat për kafshët e flijimit. Disa lule përgatiten për ditën tjetër, kur me to vajzat predikojnë fatin. Me gjelbërim mbulohen shtretërit e fëmijëve. Degë vihen dhe në pragjet e dyerve dhe në vathë. Djemtë stolisin me lule derën e së dashurës. Para lindjes së diellit në Ditën e Shën Gjergjit vajzat shkojnë në pus për të sjellë ujë. Këtë ujë e quajnë “të lulëzuar”, sepse në të vihen lule. Ose “të heshtur”, sepse duke ecur deri në pus dhe pastaj deri në shtëpi, vajzat nuk flasin me asnjëri. Nga ky ujë gruaja më e moshuar në shtëpi merr pak për të përgatitur bukën rituale, kurse me pjesën tjetër bekon të gjithë në shtëpi. Herët në mëngjes të gjithë lahen në lum për shëndet. Sipas besimeve popullore, Shën Gjergji mban çelësit për shiun, për vesën dhe për lumenjtë.

Shumë rite në Ditën e Shën Gjergjit i janë kushtuar rritjes së bagëtisë, për shkak të besimit se Shën Gjergji është mbrojtës i kopeve. Në këtë ditë bagëtia çohet për të kullotur dhe kryhet mjelja rituale e deleve. Një pjesë e rëndësishme e riteve të kësaj dite janë bukët rituale. Stolisja e bukës prezanton bagëtinë, barinjtë, si edhe ndihmësit e tyre – qentë. Buka është një sakrificë pa gjak, e cila i jepet shenjtorit. Sipas zakonit të vjetër në Ditën e Shën Gjergjit bëhet kurban. Flijohet qengji mashkull që është lindur i parë. Vajzat e stolisin me kurora, kurse plaku i shtëpisë e bekon. Deri sa të moshuarit rrinë në tryezë, të rinjtë kryejnë rite të lidhura me martesën e ardhshme. Në shumë vendbanime bëhen rite të posaçme me lule dhe unaza, me të cilat predikohet martesa a vajzave. Vallet festive hidhen gjatë tërë ditës. Në “djepat e artë” vajzat përkunden që të mos i rrëmbejë dragoi, kurse të tjerët – për shëndet.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD