Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jordanka Cvetkova për magjinë e rruazave

Stolitë janë pjesë nga kostumi popullor, por tashmë shumë nga këto rruaza zbukurojnë bullgaren bashkëkohore.
Foto: Diana Hristakieva
“Më pëlqen vendlindja ime, qyteti Smoljan, i cili shtrihet në pjesën e mesme të maleve Rodope. Njerëzit në këtë rajon janë shumë të dashur, kurse natyra të kënaq shpirtin dhe syrin sa herë që e sheh. Smoljanin nuk do ta ndërroja për asnjë qoshe tjetër të botës. Ky është një vend i jashtëzakonshëm, ku ruhen traditat e dikurshme. Në Smoljan mund të shihen shtëpi dhe kisha të shekullit të 18-të. ” Kështu fillon biseda me znj. Jordana Cvetkova, përgjegjëse e Muzeut Historik në qytetin Smoljan.

“Ka vite që jam e punësuar në muze. Fondi më i pasur është ai i etnografisë. Në të ruhen kostume, breza dhe togëza shumë të bukura. Kemi mbi qindra zbukurime me rruaza, të cilat janë karakteristike për veshjet e grave të maleve Rodope në të kaluarën. Unë punoj rruaza sipas analogjisë së atyre të shekujve XIX-të dhe XX-të. Ende ekzistojnë vende malore, ku gratë punojnë rruaza siç është bërë dikur. Para disa vitesh, bashkë me kolegët e mi e ringjallëm traditën e renditjes së kokrrave zbukuruese. Tashmë shumë nga këto rruaza zbukurojnë bullgaren bashkëkohore. Zbukurimet e qepura me rruaza janë pjesë e kostumeve të shumë ansambleve të këngëve dhe valleve popullore.”

© Foto: Diana Hristakieva

Jordana Cvetkova prezanton zbukurimet me rruaza
“Dimri në qytetin malor Smoljan është i ftohtë. Në mbrëmje gratë mblidhen pranë zjarrit për të qepur, thurur dhe renditur kokrra ngjyra-ngjyra. Kjo është magjia e tyre e ngjyrosur, nëpërmjet së cilës shpresojnë për diell, pranverë dhe gjelbëri”, na rrëfen Jordanka Cvetkova. Përmes tregimit ajo zbulon dashurinë e saj ndaj vendlindjes, qytetit të bukur Smoljan. Emocionet pozitive i përcjellë edhe tek vizituesit e Muzeut Historik, më së shumti tek të afërmit dhe vajza e saj. “Në duart tona është që të ruajmë traditat dhe zakonet, që të mos shuhet zjarri që shekuj të tërë na ka ngrohur zemrat, thotë znj. Cvetkova dhe sërish e nis rrëfimin për zbukurimet me rruaza. – Më frymëzuan kolegët, të cilët filluan punimin e stolive me rruaza. U përqendruam në ruajtjen e traditës. Së bashku me klubin “Miq të Muzeut Historik – Smoljan” i shpumë të rinjtë në zanatin e rruazave. Projekti doli shumë i suksesshëm. Faktikisht, në qytet ka mjaft të rinj që punojnë zbukurime me rruaza. Këtë e kam të trashëguar – bashkimin e ngjyrave dhe formave. Gjysha ime ka punuar me vegël, ndërsa më kujton se mami qëndiste. Ato ma ngjallën kureshtjen ndaj zanateve tradicionale. Më bëhej qejfi t’i mësoj teknikat e vjetra, pastaj dalëngadalë fillova t’i përshtatem këto me kohën e sotme. Tashmë stolitë me rruaza i kërkojnë shumë femra. Meshkujt gjithashtu mbajnë byzylykë të punuar me rruaza, sidomos me ngjyrë të zezë. Që prej kohërave të lashta çdo ngjyrë e rruazës e ka pasur kuptimin e vet. Pohohet se kokrrat me ngjyrë të kaltër mbrojnë nga syri i keq, kurse ato me ngjyrë të zezë – nga sëmundjet. Në rajonin e maleve Rodope, rruazat me ngjyrë të kuqe vihen në ujë, me të cilin lahet fëmija që të jetë i shëndoshëm. Rruazat zbukurojnë edhe kacekët e gajdeve.”

Jordanka Cvetkova në tregon se stolitë me rruaza nuk vihen vetëm në këtë rajon. “Kostumet tradicionale bullgare gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve. Por sikur rruazat mbeten në hijen e kompozimit të ndërlikuar, koloritit dhe simbolikës së pasur. Etnografët i trajton vetëm si gurë të çmuar ndaj togëzave, varëseve dhe kurorave. Mirëpo, kokrrat e vogla zbukuruese, qoftë tradicionale, qoftë të punuara në mënyrë moderne, mbahen në shumë vende të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore  për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..

botuar më 25-05-28 6.58.MD

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..

botuar më 25-05-28 7.00.PD

Mbi 140 ekspozues marrin pjesë në Panairin Pranveror të Librit të në Sofje

“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..

botuar më 25-05-27 9.57.PD