Këtë javë ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë dhe të Rumanisë u morën vesh në Sofje për të punuar së bashku për ruajtjen e niveleve të politikës së kohezionit, të propozuara nga Komisioni Evropian. Një ditë më vonë kryeministri Bojko Borisov deklaroi në Bruksel se qeveria do të kërkojë livrimin e 500 mln eurove suplementare për periudhën tjetër programore të Bullgarisë. Para takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian gjatë nëntorit, në të cilën do të diskutohet buxheti i BE-së për periudhën 2014-2020, Bullgaria ngul këmbë për më shumë mjete evropiane për periudhën tjetër programore nga ajo e tanishme.
Në kontekstin e cakut shumëvjeçar financiar dhe politikës së kohezionit të BE-së për periudhën 2014-2020 Bullgaria ngul këmbë që vendet më pak të zhvilluara në BE të marrin një përqindje më të madhe të mjeteve të fondit të kohezionit. Kauza e dytë e vendit tonë në debatin për cakun e ardhshëm financiar të BE-së është ruajtja e nivelit të financimit të politikës së ardhshme bujqësore (pagimet për prodhuesit bujqësorë), kurse ajo e tretë është sigurimi i financimit suplementar prej 450 mln eurosh për heqjen nga eksploatimi të reaktorëve bërthamorë të Centralit atomik “Kozlloduj”.
Duke pasur parasysh kundërvënien e shteteve më të pasura në bashkim ndaj rritjes së buxhetit të BE-së, qëllimet e vendit tonë në lidhje me buxhetin e ardhshëm të Bashkimit, nuk mund të arrihen lehtë. Duke iu kundërvënë qëndrimit për kufizimin e buxheteve të ardhshme të BE-së, vendi ynë u argumentua se fondet e kohezionit i shërbejnë tërë Evropës dhe jo vetëm kombeve të veçanta. Kryeministri bullgar Bojko Borisov theksoi se zakonisht konkurset për projektet në një shtet fitohen nga firmat e shteteve të tjera dhe kështu një pjesë e mjeteve evropiane rikthehen në vendet përkatëse. Nga ana tjetër, infrastrukturat e realizuara me mjetet evropiane në një shtet përdoren dhe nga shtetet e tjera evropiane për transportimin e mallrave për kontinentet e tjera.
Më këto teza Bullgaria gjendet në të ashtuquajturin grup “Miq të politikës së kohezionit”, kundër të cilit është grupi “Vendet donatore neto”. Grupi i parë ka një përkrahje të madhe nga ana e Parlamentit Evropian dhe e Komisionit Evropian, por në vetë grupin e miqve të politikës së kohezionit nuk ka pajtim sa u përket kushteve makroekonomike, sipas të cilave vendet do të marrin mjetet nga fondet. Në këtë drejtim Bullgaria mendon se ka nevojë për rezultate të mira nga investimet e deritanishme dhe disiplinë të rreptë financiare, që të ketë argumente të fuqishme para vendeve-donatorë.
Deri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Evropian më 22 dhe 23 nëntor të vitit 2012, kushtuar cakut shumëvjeçar financiar të BE-së, mbeten disa ditë. Ndërkohë nuk është arritur kompromis në debatet paraprake. Bullgaria vazhdon të përkrahë pozitën e saj të parë se buxheti i BE-së nuk duhet të pakësohet, sepse në rast se miratohet oferta e kryesisë së Qipros për shkurtim të 50 mlrd eurosh, ajo do të jetë ndër vendet më të prekura. Bullgaria do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme me shpresën se do të arrihet një kompromis i arsyeshëm, sepse, siç paralajmëroi ministri i jashtëm Nikollaj Mlladenov, në qoftë se Bashkimi Evropian nuk arrin pajtim, ai do të dërgojë sinjale negative ndaj shtetasve evropianë se nuk është i aftë për të marrë vendimet e domosdoshme në momentet vendimtare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..