© Foto: Facebook
Nikolaj Gurbanovi është krejt i ri, në shtator mbush 18 vjeç. Ka lindur në Varna, si fëmijë këndon në Korin e Djemve të Varnas “Tingujt e detit”. Në shkollën fillore merret dhe me valle popullore bullgare, pastaj i bie fizarmonikës në një kurs muzikor pranë Shkollës muzikore të qytetit të lindjes. Ka mbaruar Gjimnazin e Shkencave Humanitare dhe të Arteve në Varna në specialitetin “Muzika popullore”. Prej vitit të kaluar është student në Akademinë e Arteve Figurative, Muzikore e të Vallëzimit në qytetin Plovdiv. Është solist i Korit Akademik. Nikolaj është një organizator shumë aktiv i projekteve të ndryshme në fushën e trashëgimisë muzikore. Për veprimtarinë e tij aktive dhe për arritjet si interpretues tashmë ka fituar shumë dekorata. Ka incizuar një album me vete si dhe një përmbledhje këngësh popullore.
Daniela Andreeva –Kremov nuk futet në përfytyrimet standarde për një këngëtare popullore. Qysh nga mosha më e hershme mëson muzikë – njëkohësisht klasike dhe popullore. Ka lindur në qytetin Vetovo, Bullgari Verilindore, në një familje ku respektohen traditat muzikore. Gjyshi i saj ka drejtuar shumë kolektiva amatore muzikore, nënën e ka interpretuese shumë të mirë të këngëve “kapane”, nga fshati i saj i lindjes, gjithashtu në Bullgarinë Veriore. Nga kjo krahinë janë edhe këngët, të cilat Daniela i incizoi për Radion Kombëtare Bullgare. Të gjitha ato janë aranzhuar nga Angjel Dobrevi – një prej solistëve të Ansamblit të Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Daniela ka mbaruar Shkollën kombëtare të arteve folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotel. Ka marrë pjesë në konkurse dhe festivale folklorike. Në vitin 1997 bën hapat e saj të parë në muzikën “pop”. Merr pjesë dhe në programe televizive si talent i ri. Më vonë këndon muzikë të lehtë në stile të tjera. Vazhdon të interpretojë dhe këngë folklorike, nga ndonjë herë në aranzhime moderne. Daniela ka katër fëmijë, kurse bashkëshorti i saj gjithashtu rrjedh nga një familje muzikore – është nip i këngëtarit popullor në zë Ivan Kremov. Gjatë viteve të fundit interpretuesja punon si përkthyese dhe mësuese e gjuhës angleze në qytetin bregdetar Pomorie. Aktualisht punon dhe mbi një projekt të ri – të incizojë të gjitha këngët “kapane” që i ka mbledhur nga njerëzit e moshuar.
© Foto: arkiv personal
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..