Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Incizime të reja të muzikës popullore bullgare në Fonotekën e Radios Kombëtare Bullgare

Foto: BTA

© Foto: Facebook

Nikolaj Gurbanovi është krejt i ri, në shtator mbush 18 vjeç. Ka lindur në Varna, si fëmijë këndon në Korin e Djemve të Varnas “Tingujt e detit”. Në shkollën fillore merret dhe me valle popullore bullgare, pastaj i bie fizarmonikës në një kurs muzikor pranë Shkollës muzikore të qytetit të lindjes. Ka mbaruar Gjimnazin e Shkencave Humanitare dhe të Arteve në Varna në specialitetin “Muzika popullore”. Prej vitit të kaluar është student në Akademinë e Arteve Figurative, Muzikore e të Vallëzimit në qytetin Plovdiv. Është solist i Korit Akademik. Nikolaj është një organizator shumë aktiv i projekteve të ndryshme në fushën e trashëgimisë muzikore. Për veprimtarinë e tij aktive dhe për arritjet si interpretues tashmë ka fituar shumë dekorata. Ka incizuar një album me vete si dhe një përmbledhje këngësh popullore.

Daniela Andreeva –Kremov nuk futet në përfytyrimet standarde për një këngëtare popullore. Qysh nga mosha më e hershme mëson muzikë – njëkohësisht klasike dhe popullore. Ka lindur në qytetin Vetovo, Bullgari Verilindore, në një familje ku respektohen traditat muzikore. Gjyshi i saj ka drejtuar shumë kolektiva amatore muzikore, nënën e ka interpretuese shumë të mirë të këngëve “kapane”, nga fshati i saj i lindjes, gjithashtu në Bullgarinë Veriore. Nga kjo krahinë janë edhe këngët, të cilat Daniela i incizoi për Radion Kombëtare Bullgare. Të gjitha ato janë aranzhuar nga Angjel Dobrevi – një prej solistëve të Ansamblit të Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Daniela ka mbaruar Shkollën kombëtare të arteve folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotel. Ka marrë pjesë në konkurse dhe festivale folklorike. Në vitin 1997 bën hapat e saj të parë në muzikën “pop”. Merr pjesë dhe në programe televizive si talent i ri. Më vonë këndon muzikë të lehtë në stile të tjera. Vazhdon të interpretojë dhe këngë folklorike, nga ndonjë herë në aranzhime moderne. Daniela ka katër fëmijë, kurse bashkëshorti i saj gjithashtu rrjedh nga një familje muzikore – është nip i këngëtarit popullor në zë Ivan Kremov. Gjatë viteve të fundit interpretuesja punon si përkthyese dhe mësuese e gjuhës angleze në qytetin bregdetar Pomorie. Aktualisht punon dhe mbi një projekt të ri – të incizojë të gjitha këngët “kapane” që i ka mbledhur nga njerëzit e moshuar.

© Foto: arkiv personal


Ndër incizimet e reja në fonotekën e Radios Kombëtare Bullgare janë dhe këngët e Trios “Veçernica”. Tri anëtaret e saj prej vite janë në skenën muzikore. Vanja Vakari këndon në korin “Engjëjt”, kurse Sorina Bogomilova dhe Tanja Përvanova janë anëtare të Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Tashmë kanë incizuar bashkë një CD me vete. Më shpesh Trioja “Veçernica” shfaqet në skenat e huaja. Kanë dhënë koncerte në SHBA dhe në shumë vende evropiane.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD