Konfederata Bullgare e Sindikatave të Pavarura u hodh në protestat në kryeqytet, duke grumbulluar rreth 6 mijë përkrahës të saj nga mbarë vendi. Dje rreth orës 2 pasdite filluan protestat e të punësuarve në fushën e energjetikës, arsimit, shëndetësisë, të minierave dhe të metalurgjisë.
Kërkesat e sindikatave kishin të bënin me vende të reja pune dhe rroga më të larta dhe jo me dorëheqjen e qeverisë. Në deklaratën dërguar Kuvendit Popullor, Konfederata e Sindikatave të Pavarura paralajmëron se, në qoftë se nuk ndryshohet buxheti i 2014-ës për sa u përket kërkesave të saj, pakënaqësia do të shpërthejë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme.
“Më në fund duhet të dëgjohet zëri i punonjësit bullgar – tha z. Petër Bunov, kryetar i Sindikatës së Hekurudhave. – Shumë zëra merren parasysh, por jo dhe ata të cilët kanë të bëjë me prodhimin. Për këta të fundit duhet të kujdeset më shumë, më tepër për punonjësit e varfër. Sepse rroga minimale nuk mjafton për të jetuar normalisht. Qeveria duhet të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë rrogat.”
“Më se dy vjet shteti nuk bën pagesa të rregullta – thotë z. Nikita Derdanov nga Shoqëria “Sistemet e vaditjes”. – Ka ndodhur dy-tre muaj të mbetemi pa rroga. Si imagjinoni se i mbulojmë shpenzimet familjare. Po ashtu protestojmë se sektori ynë nuk është parashikuar në buxhet. Shoqëria “Sistemet e vaditjes” monitoron dhe menaxhon liqenet, dhe në qoftë se ndërpresim punë dhe ka reshje të konsiderueshme shiu, atëherë do të ndodhë përmbytje.”
© Foto: Millka Dimitrova
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..