Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkesat e sindikatave... pa “Dorëheqje”

Mitingu i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në qendrën e Sofjes.
Foto: BTA

Konfederata Bullgare e Sindikatave të Pavarura u hodh në protestat në kryeqytet, duke grumbulluar rreth 6 mijë përkrahës të saj nga mbarë vendi. Dje rreth orës 2 pasdite filluan protestat e të punësuarve në fushën e energjetikës, arsimit, shëndetësisë, të minierave dhe të metalurgjisë.

Kërkesat e sindikatave kishin të bënin me vende të reja pune dhe rroga më të larta dhe jo me dorëheqjen e qeverisë. Në deklaratën dërguar Kuvendit Popullor, Konfederata e Sindikatave të Pavarura paralajmëron se, në qoftë se nuk ndryshohet buxheti i 2014-ës për sa u përket kërkesave të saj, pakënaqësia do të shpërthejë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme.

“Më në fund duhet të dëgjohet zëri i punonjësit bullgar – tha z. Petër Bunov, kryetar i Sindikatës së Hekurudhave. – Shumë zëra merren parasysh, por jo dhe ata të cilët kanë të bëjë me prodhimin. Për këta të fundit duhet të kujdeset më shumë, më tepër për punonjësit e varfër. Sepse rroga minimale nuk mjafton për të jetuar normalisht. Qeveria duhet të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë rrogat.”

“Më se dy vjet shteti nuk bën pagesa të rregullta – thotë z. Nikita Derdanov nga Shoqëria “Sistemet e vaditjes”. – Ka ndodhur dy-tre muaj të mbetemi pa rroga. Si imagjinoni se i mbulojmë shpenzimet familjare. Po ashtu protestojmë se sektori ynë nuk është parashikuar në buxhet. Shoqëria “Sistemet e vaditjes” monitoron dhe menaxhon liqenet, dhe në qoftë se ndërpresim punë dhe ka reshje të konsiderueshme shiu, atëherë do të ndodhë përmbytje.”

© Foto: Millka Dimitrova


Grupi i “Studentëve që zgjohen herët” gjithashtu iu bashkua protestës së sindikatave. Ndër kërkesat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura janë këto: masa të cilat garantojnë marrjen e rregullt të rrogave, ndryshim ligjor kundër pa deklarimit të sigurimeve sociale e shëndetësore. Për këtë të fundit sindikatat ngulin këmbë prej shumë kohësh. Po ashtu kërkohet rritja prej 10% e rrogave, si dhe ngrirja e sistemit të pensionit dhe të stazhit për të gjithë kategoritë e punës në një periudhë 7-vjeçare.

Të punësuarit në sistemin e shëndetësisë kërkuan rritjen prej 10% të rrogave, plus 10% për të punësuarit në “Ndihmën Urgjente”. Sindikalistët në sferën e arsimit gjithashtu protestuan. Minatorët ishin kategorikë se, Kompania Energjetike e Bullgarisë duhet të fillojë menjëherë t’u paguajë prodhuesve të energjisë elektrike, përfshiu të punësuarve në miniera. Faktikisht, pushtetarët çuditen përse protestojnë sindikatat, kur një pjesë e madhe e masave është shtruar në programin e qeverisë. “Tani për tani këto janë vetëm synime”, komentuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD