FIRST LEGO League (FLL) është gara më e madhe e robotikës për nxënës. Organizohet në mbarë botën, pjesëmarrësit më parë zhvillojnë gara lokale, dhe në rast suksesi edhe në nivel ndërkombëtar. Pajisjet e komplikuara janë krijuar vetëm nga elemente LEGO dhe pjesëmarrësit janë të detyruar të përdorin vetëm softuerin e LEGO-së. Gara zhvillohet çdo vit, ndërsa detyrat që i vihen pjesëmarrësve kanë të bëjnë me probleme të rëndësishme për botën, dhe janë të njëjta për lojtarët nga 70 shtetet. Në këtë konkurs marrin pjesë ekipe nxënësish nga 10 deri në 16 vjeç, të cilët punojnë për zbatimin e misioneve me robotët e tyre dhe paraqesin një projekt të vet kërkimor-shkencor. Për tetë javë ekipet krijojnë dhe programojnë robotët e tyre dhe krahas kësaj grumbullojnë dhe analizojnë informacionin e nevojshëm për projektin e tyre.
Sivjet në Sofje për herë të tretë u zhvillua një rreth regjional prej garës FLL. Morën pjesë mbi 150 fëmijë, të ndarë në 22 ekipe. Organizatorët janë nga Shkolla e Robotikës “Robopartans” në partneritet me disa shoqëri botërore në fushën e softuerit. Sivjet tema e garës ka të bëjë me fatkeqësitë natyrore. Ekipet iu kushtuan problemeve, të cilat tërmeti, tufanet, përmbytjet, thatësia dhe cunamet i shkaktojë Tokës çdo vit.
“Për këtë qëllim mbi fushën e garës me përmasa 230 me 120 centimetra janë vënë afro 15 makete që u ngjajnë fatkeqësive të caktuara natyrore – tregon Kiril Mitov, shef dhe themelues i Shkollës “Robopartans”. – Për shembull: ka ndodhur ndonjë fatkeqësi natyrore dhe në njërin cep të fushës ka njerëz, në tjetrin – kafshë, në tretin – karburante. Roboti duhet t’i gjejë dhe t’i mbledhë në një vend, qe t’u sigurojë resurse njerëzve pas fatkeqësisë natyrore. Dhe ai e bën këtë me vete. Kjo është pjesa më interesante e garës. Pjesëmarrësit e aktivojnë robotin mbi fushën dhe ai në mënyrë autonome duhet të zgjidhë mundësisht më shumë misione për 150 sekonda.”
Ky rreth i garës i siguron pjesëmarrësve vetëm 25% prej notës, kurse në tre rrethet e tjera nxënësit duhet të demonstrojnë punë në ekip, të përgjigjen pyetjeve teknike dhe të prezantojnë projekt të vet mbi temën e konkursit.
Edhe sivjet fitues është ekipi KASAPIN40, i cili pas disa ditëve të numëruara do të niset për raundin tjetër të garës në Çeki. Anëtarët e këtij ekipi kanë arritur sukseset më të mëdha për Bullgarinë Në vitin 2012 në gjysmëfinalet në Sllovaki ekipi KASAPIN40 u klasifikua në vendin e parë ndër 18 ekipet nga pesë vende, kurse në finalet për Evropën Qendrore dhe atë Lindore në Gjermani zuri vendin e pestë. Pjesëmarrësi më i ri në ekip është Bojan Mitov – 12 vjeçar, kurse Petër Dinev, 16 vjeçar nga Gjimnazi i Matematikës në Sofje tashmë ka përvojë më të pasur në këto gara. Në përgatitjen e projekteve nxënësit janë ndihmuar nga mentori i tyre dhe nga një përfaqësues i organizatës SAP Labs Bulgaria.
© Foto: Iliana Rajçeva
“Në fillim folëm me një sizmolog nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe morëm vesh se për tërmetet s’kemi çfarë të bëjmë “– tregon Petër.
“Pastaj biseduam dhe me një meteorolog dhe përsëri grumbulluam informacion. Në fund u bashkuam dhe vendosëm të punojmë mbi temën “ortekët”, shton Bojani. “Kemi biseduar dhe me Shërbimin “Shpëtimi malor”, me Federatën Bullgare të Alpinizmit dhe me Asociacionin Bullgar të Skive në Stil të Lirë dhe Ekstrem”, tregon Petër.
Projekti i fituesve është aplikacion për telefonat Android, i cili të sinjalizojë kur hyn në zonat ku bien ortekë. Pas një studimi të bërë nga fëmijët del në shesh se përdorimi i telefonave të tilla është i përhapur gjerësisht, që do të thotë se shumë njerëzve mund t’u jepet ndihmë.
“Nëse nuk je në ndonjë zonë të rrezikshme dhe përsëri bie ortek, ka një buton SOS, i cili i dërgon automatikisht një njoftim në Shpëtimin Malor – shpjegon Bojani. – Në këtë aplikacion ka dhe një busull, dhe po të ketë humbur rrugën mund t’u telefonosh shpëtimtarëve malorë dhe ata të të orientojnë nëpërmjet busullës.”
Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: arkiv personal
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..