Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Lili Ivanova dha koncert në Operën e Sofjes
Foto: BGNES


Më 13 shkurt, në vigjilje të festës së të dashuruarve “Shën Valentin” ylli i muzikës bullgare pop Lili Ivanova dha një koncert në kryeqytetin e Sofjes, si një dhuratë ndaj fansave të saj besnikë. Një pjesë prej këngëve Lili Ivanova i interpretoi me orkestrim të ri. Shouja ishte plot shumë efekte drite dhe videoje. Ideja e organizatorëve është që nëpërmjet koncertit të grumbullohen mjete për realizimin e një projekti me titullin “Muzika është det” në vendpushimin detar Llozenec. Në Operën e Sofjes Lili Ivanova interpretoi këngën e saj të re “Thjeshtë një fat”. Muzika dhe orkestrimi janë të Mihajill Josifovit, kurse teksti është i Javor Kirinit.

Kënga e parë e albumit të ri të Mirosllava Kacarovës, që pritet të lëshohet së shpejti në tregun muzikor, e ka titullin “A e do, që të jesh përsëri ti...”. Këngëtarja e xhazit është autorja e tekstit, kurse Javor Dimitrov luan në piano në incizimin e këngës dhe është autori i orkestrimit.  Krahas punës rreth albumit të saj të ri Mirosllava Kacarova është duke përgatitur një projekt të ri kushtuar muzikës së filmave, projekt ky që do të paraqitet këtë pranverë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD