Më 3 mars të vitit 1878 në qytetin turk Shën Stefani, Jeshillkjoji i sotëm, u nënshkrua Traktati Paqësor midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Ky dokument i dha fund Luftës Ruso Turke nga vitet 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Kështu pas robërisë pesë shekullore turke u krijua shteti bullgar. Të shumta janë monumentet në Bullgari, të ngritura për nderë dhe në respekt të kësaj lufte. Qindra lapidare, pllaka përkujtimore, monumente, skulptura ngrihen në pothuajse të gjitha këndet e Bullgarisë. Përmendore kujtojnë për betejat më të mëdha dhe më të lavdishme, ato edhe më sot mbajnë të gjallë emrat e mijëra ushtarëve dhe oficerëve rusë dhe opëlçenas bullgarë, që sakrifikuan jetën për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke. Në shenje respekti ndaj dëshmorëve populli mirënjohës bullgar i ngriti të gjitha ato lapidare.
Monumenti Rus është një nga simbolet e Sofjes. Vendi, në të cilin ai ngre shtat, në të kaluarën ndodhej jashtë caqeve të qytetit. Dhe ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Ai ngrihet në rrugën, në të cilën Osman Nuri pasha filloi tërheqjen e trupave të tij nga Sofja në drejtim të qyteteve Pernik dhe Radomir. Pasi qëndronte para kërcënimit real të mbetet i rrethuar bashkë me trupat e tij në Sofje, dhe pasi tërheqja në drejtimin e qytetit Pllovdiv ishte e pamundur, Osman Nuri pasha nisi rrugën e vetme te Perniku, duke braktisur shumë ushtarë të sëmurë dhe të plagosur. Një nga mbishkrimet e këtij monumenti përbën një citat nga Bibla, i cili shpesh herë shfrytëzohej nga autoritetet zyrtare ruse dhe përbënte pjesë e sistemit rus të dekoratave. Me këtë mbishkrim afirmohet ideja, se Perandoria Ortodokse Ruse u ndihmon vëllezërve të saj ortodoksë bullgarë në emër të Krishtit.
Perandori Aleksandër II, emri i të cilit përmendet mbi pllakën përkujtimore të Monumentit Rus, ka edhe një lapidar tjetër të madhërishëm në kryeqytet. Ai ngrihet përball godinës së Kuvendit Popullor dhe njihet si Monumenti i Mbretit Çlirimtar. Ky është një monument, i cili përgjithmonë do të dëshmojë për vetëmohimin burrëror të mbretit Aleksandër II dhe të gjithë popullit rus, të cilët u ngritën në mbrojtjen e popullit të shumëvuajtur dhe të shtypur bullgar. Ky monument tregon edhe mirënjohjen e popullit bullgar ndaj viktimave të shumta, ndaj ushtarëve rusë, të cilët sakrifikuan jetën dhe me gjakun e tyre blenë lirinë dhe pavarësinë e shtetit bullgar.
Fotografi: Svetllana Dimitrova
Një aparat unik për kontroll të syve me inteligjencë artificiale (IA) u përdor për herë të parë nga specialistë bullgarë gjatë ekzaminimeve mjekësore falas në fshatin Ostrenin e Madh, në rajonin e Gollobordës në Shqipëri. Kontrollimet u zhvilluan nga..
Projekti i raportit për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian u bë një temë e nxehtë ballkanike javët e fundit, pasi raportuesi Thomas Waitz përfshiu në dokument koncepte si "identitet maqedonas" dhe "gjuhë..
Shumëngjyrëshe, të lehta, pothuajse të padukshme, fluturat janë kudo rreth nesh – si ditën, ashtu edhe natën, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vitët e fundit, megjithatë, fluturimi i tyre gjithnjë e më shumë fillon të mungojë në vendet e Evropës,..
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine...
Kjo verë bullgare është e trishtueshme . Nxehtësi me temperatura mbi 40 gradë për ditë të tëra. Dhe nxehtësia, së bashku me pakujdesinë dhe..