Politika e re e Përgjithshme Bujqësore e BE-së parashikon kthimin e bilancit në subvencionimin e fermerëve të mëdhenj dhe të vegjël. Pra, politika e re do të jetë në favor të këtyre të fundit. 10% e subvencioneve të drejtpërdrejta do t’u drejtohen suplementarisht më të prekurve deri tani. Qeveria bullgare gjithashtu parashikon ndryshime në favor të fermerëve të vegjël. Subvencionet për ekonomitë më të vogla bujqësore do të rriten me 50%. Kështu një ekonomie bujqësore me sipërfaqe nga 1 deri 300 dynymë (0.1-30 hektarë) i bie të marrë 25.5 euro në një dynym ose 225 euro në një hektar. Deri tani asaj i takonin 15 euro në një dynym ose 150 euro në një hektar. Gjatë shpërndarjes së parë të parave evropiane ekonomitë e mëdha ishin tepër të favorizuara.
Është paradoksale sepse Bullgaria dhe Rumania zhvillojnë bujqësinë me përmasat më të mëdha në BE. Te ne 80% e tokës së përpunuar ndahen në mes të ekonomive me sipërfaqe të mesme prej 672 hektarëve. D.m.th. me përmasa dy-tri herë më shumë se ekonomitë e mëdha në BE ku ekonomi mesatare konsiderohet të jetë 264 hektarë. Në Bullgari bujqësorët përpunojnë tokë personale dhe tokë me qira për 1 mln dynymë ose 100 mijë hektarë. Ndërkohë në Bullgari po ashtu gjenden ekonomitë më të vogla në BE me nga një-dy dynymë. Sipërfaqja mesatare e tokës së përpunuar në Bullgari është rreth 10 hektarë.
Shpërndarja e deritanishme e subvencioneve të BE-së ishte në favor më të madh të prodhuesve të drithërave, sepse pikërisht ata kultivojnë në sipërfaqet më të mëdha. Sikur “u harruan” sektorët e zakonshëm agrarë të Bullgarisë – prodhimi i perimeve dhe frutave dhe blegtoria. Pikërisht këta të fundit pritet të stimulohen.
Për mendimin e shumë analizatorëve subvencionet e drejtpërdrejta me 50% janë “injektim minimal” për t’u rimëkëmbur ekonomitë e vogla në Bullgari. Sipas fjalëve të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimeve, Dimitër Grekov politika e re ka qëllime sociale. Njëra nga ato është t’u jepen kurajo fermerëve të vegjël që të mos heqin dorë nga veprimtaria e tyre dhe të mbeten në fshat. Sipas të dhënave statistikore pas vitit 2007 kur filluan të shpërndahen subvencionet evropiane në fushën e bujqësisë 40% e ekonomive të vogla janë zhdukur. Ministri Grekov sqaroi se më tej do të merren edhe masa të tjera më konkrete, si p.sh, shpërndarja e parave sipas nivelit të vështirësisë të kultivimit.
Masa e qeverisë bullgare kundrejt fermerëve të vegjël shkaktoi dyshime se bëhet fjalë për hap parazgjedhor dhe ka të bëjë vetëm me tërheqjen e më shumë votave për partitë në pushtet – Partinë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë.
Rritja me 50% e subvencioneve për ekonomitë më të vogla mund të bëjë kështu që fermerët e mëdhenj të copëzojnë tokën të cilën përpunojnë kështu që të marrin më shumë para. Në këtë lidhje zv.minsitri i Bujqësisë, Byrhan Abazov deklaroi se është duke u hartuar rregullorja për moslejimin e copëzimit të tokës. Rreziku tjetër i subvencioneve suplementare është që fermerët e vogël në vend të prodhojnë më dendur mund të bëhen përfitues parash suplementare pa u munduar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq -..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e..