Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandra Zhekova – rruga drejt suksesit dhe çmimi i tij

БНР Новини
Foto: BGNES

Dhjetë vite të tëra 26-vjeçarja Aleksandra Zhekova është në elitën e sporteve ekstreme. Sportistja bullgare garon në stilin “border cross” të snouboard-it. Që nga mosha 8-vjeçare rrëshqitet në borë. Vetëm 16 vjeçe ajo nisi të përfaqësojë Bullgarinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Kur ka qenë e vogël ka ëndërruar të bëhet aviatore e aeroplanit gjuajtës. E thërrasin Aleksandrën: “E re dhe e bukur. E shpejtë dhe vajzë ekstreme, joshëse e inteligjente. E lindur fituese.” Anët e saj të forta janë fitimi, eliminimi i frikës, përsosja e teknikës së rrëshqitjes.

Aleksandra Xhekova është fituese e Kupës së Evropës 2006. Në garën e Kupës së Botës ajo ka zërë dy herë vendin e parë, tetë herë vendin e dytë dhe pesë herë – vendin e tretë. Në moshën 17-vjeçare sportistja bullgare ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Torino. Në Olimpiadën e 2010-ës në Vankuver të Kanadasë e kishte plagosur këmbën. Të njëjtën gjë u bë edhe sivjet në Lojërat Olimpike në Soçi. Aty ylli bullgar i snouboard-it mbeti e pasta. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Majoli e rrëzoi Aleksandrën në kërcimin e fundit dhe ajo nuk arriti të fitonte bronzin. “Rruga drejt suksesit është e gjatë dhe e vështirë. Kur e pësoj dështimin, mbyllem në vetvete, por disa ditë pas kësaj ngrihem në këmbë dhe e marr veten. Qëllimi është një – të jem numër 1”, pohon Aleksandra Zhekova.

Zakonisht ekipet e elitës përbëhen nga katër trajnerë, terapist fizik, psikolog etj. Mirëpo, Aleksandra përgatitet për garat vetëm me të atin Viktor Xhekov. Ky i fundit është një nga të parët të cilët kanë popullarizuar sportin e snouboard-it në Bullgari.

Sezoni 2013-2014 ishte i suksesshëm për Aleksandra Zhekovën, duke u renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës në stilin “border cross”. Megjithëse në Spanjë u eliminua në finalen e madhe, pasi pësoi humbje nga francezja Natali Moen Loko, e jona fitoi finalen e vogël. Garuesve të rinj të snouboard-it Aleksandra u uron: “Ji pak i çmendur, mos i respekto gjithmonë aq rreptë rregullat dhe përpiqu të jesh perfekt në çdo veprim që bën. Sigurisht një ditë do të shpërblehesh.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Volejbollistet bullgare (U21) u kualifikuan për gjysmëfinalet e Botërorit 2025 në Indonezi

Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...

botuar më 25-08-15 4.07.MD
Borisllav Radullov

Kikboksieri Borisllav Radullov u rendit i treti në Botërorin në Kinë

Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..

botuar më 25-08-14 1.32.MD

Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon në Varna

Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të..

botuar më 25-08-14 5.10.PD