Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si fshati Osikovo magjepsi familjen Noritant

БНР Новини
Foto: архив на с. Осиково

Në malet Rodope, në një lartësi prej 1250 metrash mbi nivelin e detit ndodhet fshati piktoresk Osikovo dhe banorët e tij zemërgjerë dhe punëtorë. Para disa vitesh, duke punuar mbi një studim për historinë dhe traditat e muhamedanëve bullgarë, me fshatin u dashurua ukrainasja Svetllana. Ajo krijon kontakte miqësore me vendasit dhe vjen këtu gjithnjë e më shpesh, që të shkëputet nga zhurma e qytetit, bashkë me tërë familjen e saj – me të shoqin Kenneth Noritant nga Kameruni dhe tre fëmijët e tyre.

“Fshati është shumë i bukur, autentik dhe shumë i vjetër – tregon Svetllana. – Më pëlqen shumë, megjithëse kushtet e jetesës këtu janë shumë të rënda. Vendasit janë mësuar me këtë. Para kësaj deri atje na çonte një rrugë e zezë, nuk kishte internet dhe celularë. Gjetëm kompjuterë të vjetër dhe fillova t’u japë mësime kompjuterike dhe mësime në gjuhën angleze fëmijëve të fshatit.”

Kenneth“Pasi shkova për herë të parë në fshat, më bëri një përshtypje shumë të madhe bukuria në rrugën përmes malit – i shton fjalët e bashkëshortes së tij Kenneth. – Gruaja ime gëzonte një popullaritet të madh në Osikovo. Mua gjithashtu më pranuan si mik. Na pëlqejnë njerëzit atje. Këta janë njerëz të zakonshëm, të cilët shfaqin një dashuri të vërtetë dhe kujdes të madh ndaj të tjerëve.”

Kamerunasi mbërriti në Bullgari gjatë vitit 2006, pasi mbaroi studimet e tij në Universitet në Ukrainë. Svetllana është nga Ukraina, por rrënjat e saj janë nga Bullgaria. Ajo erdhi këtu në vitin 2001. Mëson linguistikë dhe punon në bibliotekën në Plovdivit.

“Përshtypja ime më e madhe është nga ardhja ime e parë në Bullgari. Udhëtoja me një tren. Pasi e kaluam Danubin, hedhja një shikim nga dritarja. Vendet, përmes të cilave kalonim, ishin shumë të bukura. Unë fillova të qaj. Atëherë mendova se në qoftë se gjyshi im-bullgari ishte i gjallë, ai do të krenohej shumë për mua, se jam kthyer në trojet e stërgjyshërve tanë.”

Svetllana dhe Kenneth në kopshtin e luleshtrydheve.Pasi vjen vera, familja shpejton të shijojë natyrën e bukur të fshatit Osikovo dhe të takohet me banorët e tij simpatikë.

“Njerëzit i duan Kennethin, Svetllanën dhe fëmijët e tyre, i respektojnë, u gëzohen atyre – na thotë kryetari i bashkisë së fshatit Velin Paligorov. – Kenneth është shumë i mirë dhe i ndihmon të gjithë në punën me kompjuterin, ose po të ketë nevojë me përkthim nga dhe në anglisht – për letrat, për diçka të lidhur me punën.”

Si shprehje falënderimi familja merr nga banorët e Osikovos këshilla shumë të vlershme për rritjen e luleshtrydheve. Një proverb mysliman thotë: “I varfri jep nga shpirti i vet, kurse i pasuri – nga pasuria e vet.” Kjo është një formulë fitimprurëse e bashkëjetesës së suksesshme – kur çdonjëri jep nga vetvetja atë që mund të japë. Familja filloi të rritë luleshtrydhe – kjo është mënyra kryesore, në të cilën vendasit e nxjerrin bukën e gojës. Gjatë vitit 2012 ata mbollën 2.5 dynymë me luleshtrydhe, kurse këtë verë morën një diplomë për prodhues më të mirë të rinj të luleshtrydheve nga jashtë”, megjithëse tani për tani janë shumë larg fitimeve të mëdha.

Снимка“Deri përpara 20 vitesh popullsia vendase merrej me rritjen e patateve dhe bagëtisë, kryesisht dele – deri më 5-6 mijë – mësuam nga kryetari i bashkisë Paligorov. – Por kishte pionierë, të cilët filluan të prodhojnë luleshtrydhe dhe mjedra. Ndër ta isha dhe unë. Vitet e para ishte shumë vështirë derisa të gjejmë tregje. Por njerëzit nuk hoqën dorë për shkak të papunësisë – kemi fëmijë, të cilët duhet t’i rritim. Me kalimin e viteve luleshtrydhet bëheshin gjithnjë e më fitimprurëse, sidomos pasi e ndërtuam rrugën për në Osikovo. Tregu u hap, vijnë tregtarë nga deti, nga Sofja. Kemi 300 dynymë sipërfaqe të mbjella, por mbjellja është nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut. Paratë, të cilat i nxjerrim, nuk mjaftojnë për tërë vitin. Shumica e njerëzve kanë veresie. Papunësia është një problem shumë i madh. Popullsia nuk është e moshuar, por nuk ka edhe lindshmëri të madhe. Në shkollë mësojnë 17 fëmijë. Shteti duhet të përgatisë një politikë të posaçme ndaj vendbanimeve të shkëputura nga zemra e Bullgarisë. Duhet të ketë punë për të rinjtë, që të mbeten në vendlindjet e tyre. Verën janë këtu, por dimrin ikin, që të kërkojnë punë. Disa familje nuk kthehen, shkojnë diku tjetër” – na tregon për jetën në fshatin e Rodopeve Velin Paligorov.

Kryetari i bashkisë shton se kuriozitetet natyrore – majat, shpellat dhe ujëvarat, si dhe mikpritja e vendasve ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit, të cilat duhet të shfrytëzohen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë nga arkivi i familjes Noritant dhe nga arkivi i fshatit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD