Një vit pasi Brukseli stopoi financimin sipas programit operativ “Mjedisi” për shkak të shkeljeve në prokurimet publike, këto ditë u bë e qartë se subvencionet janë zhbllokuar. Bëhet fjalë për 400 mln euro, me të cilat do të zbatohen projekte të mëdha në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave në bashki. Këtë vendim Brukseli e mori pasi e kishte sanksionuar Bullgarinë në vlerë rreth 50 mln euro. Ky lajm u erdhi mirë bashkive të cilat një vit të tërë shqetësoheshin me rrugët e gërmuara ku duhej të vendoseshin pajisjet e reja hidraulike dhe kanalizimet.
“Rezervat tona u shteruan që në fund të vitit të kaluar, sepse bëhet fjalë për projekte të shtrejnta. Pra, resurset e bashkive nuk mjaftonin për realizimin e këtyre projekteve – vuri në dukje znj. Ginka Çavdarova, drejtoreshe ekzekutive e Shoqatës së Bashkive të Bullgarisë. – Po thuaj se në çdo bashki puna u stopua. Pastaj përfituam nga buxheti republikan, por ai mjaftoi vetëm deri në shkurt të këtij viti. Vijuan 3-4 muaj pa asnjë financim deri sa të vinte qeveria teknike. Merrni parasysh se projektet e papërfunduara vështirësojnë aksesin e qytetarëve te shëpitë e tyre, vendet e punës, shkollat, spitalet etj.”
Për shkak të subvencioneve të bllokuara këtë verë Shoqata e Bashkive ua drejtua Komisionit Evropian për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes. Plus që sivjet shumë vendbanime në Bullgari u prekën nga përmbytjet katastrofale. Ja që Komisioni Evropian iu përgjigj kërkesave të bashkive të Bullgarisë dhe tani këto të fundit do të hyjnë në garë me kohën për të mbyllur projektet, është e mendimit znj. Ginka Çavdarova:
“Bëhet fjalë për objekte nën qiell të hapur. Realizimi i tyre varet shumë nga kushtet e klimës – sqaron znj. Çavdarova. – Po të na zërë shpejt pranvera, vitin tjetër do t’i rrifillojmë punët ndërtimore më herët. Kështu rreziku për mosabsorbimin e fondeve evropiane do të jetë minimal. Mirëpo, po të jetë dimri i gjatë, atëherë koha e ndërtimit do të shkurtohet dhe do t’i afrojmë afatit të funidt – shtator 2015.”
Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Bashkive shpreson se në të ardhme bashkitë nuk do të hasen me probleme të tilla, të cilat në rastin tonë kanë të bëjnë me jo harmonizimin e legjislacionit të Bullgarisë me atë të BE-së për sa u përket prokurimeve publike.
“Besoj se tashmë kemi kuptuar se problemet me përmasa të mëdha në sistemin e menaxhimit të projekteve duhet të zgjidhen menjëherë dhe të mos humbaset kohë – është e mendimit znj. Çavdarova. – Në raste të tilla duhet të reagohet shpejt dhe të minimizohet rreziku i humbjes së financimit evropian. Dhe të mos ngarkohet tepër taksapaguesi bullgar për shkak të vendimeve jo të marra në kohë.”
Kryeministri i Bullgarisë, z. Bojko Borisov ka thënë se fondet evropiane përbëjnë 72 për qind të të gjitha investimeve në vend.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..