Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rodopet në udhëkryq

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Shpesh herë i quajnë Rodopet mali magjik. Dhe kjo është me arsye. Jashtëzakonisht i bukur, dikur mbretëria e Orfeut mitik, ai fsheh në gjirin e vet shumë minerale. Para pak kohe afër qytetit Krumovgrad ishte bërë ndoshta zbulimi arkeologjik i shekullit – u zbulua miniera më e lashtë e arit në Evropë, e cila doli se ka rezerva të mira. Beteja e nisur rreth së ardhmes së këtij zbulimi ilustron dilemën para Rodopeve sot – ta zgjedhin turizmin e qëndrueshëm ose te mbeten tek minierat. Sepse në botën tonë të sotme këtu dy shtigje vështirë kryqëzohen.

Resurset  natyrore në këtë mal janë para së gjithë metalet me ngjyrë. Gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar Bullgaria ishte ndër eksportuesit kryesorë të plumbit dhe zinkut në botë. Por shfrytëzimi i minierave është një veprimtari tepër intensive dhe agresive ndaj natyrës në këtë mal magjik. Shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989 koencidoi me rënien e ndjeshme të çmimit të plumbit dhe zinkut. Si rezultat ndërmarrja e themeluar para shumë vitesh GORUBSO u shit kundrejt çmimit simbolik. Rajoni filloi të shpopullohet.

“Aktualisht nxjerrja e xeherorit në Rodopet arrin vetëm një të pestën të niveleve në të kaluarën – pohon Dimitër Sëbev, njeri prej autorëve të studimit të kryer me ide të Fondacionit “Fridrih Ebert”. – Pa këtë veprimtari njerëzit në Rodopet nuk mund të sigurojnë bukën e gojës, shton ai. Janë të dënuar të shpërngulen ose të kthehen tek ekonomia familjare e tipit më të thjeshtë, që të mund të sigurojnë ushqimin e familjeve të tyre.”

Me gjithë se pas vitit 2004 u bëmë dëshmitar të bumit të vërtetë në çmimet e metaleve me ngjyrë, rrogat e minatorëve në këtë krahinë janë shumë të ulëta – rreth 400 euro dhe nuk motivojnë të rinjtë. Nga ana tjetër marrëzitë ekologjike të kësaj industrie në të kaluarën ende janë para syve të njerëzve, nënvizoi një pjesëmarrës tjetër në studimin Rusllan Jordanov. Plagë e madhe janë depot e vjetra të mbeturinave nga minierat disa prej të cilave ende janë në shfrytëzim.

“Depoja e mbeturinave pranë lumit Erma funksionon prej gjysmë shekulli. Dhe në fakt derdhet në shtratin natyror të lumit. Në bazë të legjislacionit të sotëm ajo nuk duhet të ekzistojë. Drastike është situata edhe me depon e vjetër pranë qytetit Kërxhalli, e cila gjendet vetëm njëqind metra pranë fshatrave të afërta. Për fat të keq nga ana tjetër të këtyre fshatrave ndodhet plehërishta e qarkut. Problem të madh përbëjnë edhe minierat e braktisura shtetërore, për të cilat askush nuk kujdeset. Si rezultat lumenjtë në rajonet e nxjerrjes së xeherorit janë shumë të ndotura.”

Lehtë mund të kuptojmë, se problemet shëndetësore të njerëzve në këto rajone janë serioze, silikoza ende nuk është zhdukur.

Në të njëjtën kohë nuk pushojnë propozimet për hapjen e minierave të reja me investime madhështore, të huaja dhe vendase. Disa parashikojnë se aty do të jetë “Klondajku” i ri. Të tjerë, si projekti bullgaro-holandez “Ari i ri trak” shpresojnë për natyrën e egër dhe të mrekullueshme jashtë minierave, që përbën sipas tyre një resurs të paçmueshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, që lidhet edhe me burimet ekzistuese minerale dhe me të kaluarën e këtij mali legjendar. Këtë mendim e përkrah edhe Mariana Hristova nga Iniciativa civile për ndalimin e gazit shist argjilor. Ajo përmend njëkohësisht dhe alternativën industriale – riciklimi i volumit në rritje të mbetjeve elektronike, që përmbajnë elemente të shumta të çmueshme.

“Nga riciklimi i këtyre mbetjeve elektronike nxirret rreth 20 g ar, përveç aliazheve të tjera të metaleve të çmueshme – vë në dukje ajo. – Ndërsa gjatë gërmimit për ton xeherorit të arit merret vetëm 3-4 gram prej këtij metali. Përveç kësaj xeherori i arit bullgar është me përqindje më të lartë të arsenit në botë si ai i Kilit.  Për këtë arsye për përpunimin e tij duhet të përdoret teknologjia cianide.  Të mos flasim për taksat jashtëzakonisht të ulëta të koncesionit për këto burime, prej të cilave shteti pothuaj se nuk fiton asgjë.”

Turizmi përveç se ofron qëndrueshmëri në kohë sjell me vete dhe punësim më të madh për grat e këtij rajoni, të cilat aktualisht punojnë kundrejt pagave shumë të ulëta në repartet e rrobaqepësisë. Shumë prej tyre do të kishin në të ardhme më të mirë në fushën e hotelerisë, restorantet, bujqësinë ekologjike, zanatet vendase. Problemi sot është, se turizmi ekologjik dhe ai kulturor në këto rajone ende janë në hapat e tyre të parë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD