Kur njeriu udhëton nëpër Bullgarinë, nuk është e mundshme që të mos vë re çezmat e shumta të ndërtuara pranë rrugëve automobilistike dhe buzë shtigjeve malore. Ato shihen kudo edhe në kënde të largëta dhe në vende të pabesueshme. Të ndërtuara në mesë të pyjeve shekullore ahu ose në qendrën e ndonjë vendbanimi, uji i tyre i ftohtë shuan etjen e udhëtarit ose banorit vendas. Dhe secili i është mirënjohës atij i cili ka vendosur të ngrijë këtë çezmë. Kështu që nga koha më e lashtë në përfytyrimin e bullgarit ndërtimi i një çezme është një vepër e shenjtë. Ndoshta për këtë arsye disa banorë të fshatit Bov vendosën të përmirësojnë rajonin afër burimit të vjetër i njohur më tepër si “Pusi i Shenjtë”. Ndër ta është edhe Valentin Georgievi, i cili mori pjesë aktive në punimet e rindërtimit:
“Gjatë vitit 1933 disa priftërinj e bekuan burimin dhe që atëherë ai njihet si “Pusi i Shenjtë” – tregon Valentin Georgievi. – Është e vërtetuar, se uji është me cilësi shumë të mira. Sipas analizës biokimike, ai është tepër i pasur i kaliumit dhe u ndihmon njerëzve me sëmundje të zemrës. Është shumë mirë, se edhe të jetë mbushur në shishe për një kohë të gjatë, ky ujë ruan cilësitë.”
Para disa vitesh ky rajon ishte pothuajse i paarritshëm. Atëherë Valentin Georgievi dhe katër burra të tjerë nga fshati vendosën të përmirësojnë rajonin dhe të rivendosin burimin, uji i të cilit njihet me cilësitë kuruese. I prenë kaçubat, renditën pllaka të gurta, ndërtuan një tendë, kështu që njerëzit që vijnë këtu të ulin dhe të çlodhin pas rrugës së gjatë. Ndër të tjerët, shtegu, që çon deri te pusi është tepër i pjerrët. Për punën që kryen Valentin Georgievi tregon:
“Tri vera me radhë punuan. Atë, që arritëm të realizojmë ishte me ndihmën e ish kryetarit të bashkisë së qytetit Svoge Emill Atanasov. Ai na siguronte materiale për ndërtimin e çezmës. Ne punuam vullnetarisht. Kishte njerëz, që çuditeshin pse punojmë falas. Tani jemi të kënaqur, se e bëmë këtë vend të arritshëm dhe të këndshëm për shëtitje dhe vizata. Gjatë inaugurimit zyrtar i ati Ljubomir prapë e bekoi pusin dhe rajonin.”
Në sajë të këtyre pesë burrave burimi fitoi një popullaritet dhe gjithnjë e më shumë njerëz vijnë këtu, që të marrin nga uji kurues. Ata ulin mbi stolat që të pushojnë në freskinë pyjore dhe të dëgjojnë cicërimën e zogjve. Të gjithë që vijnë këtu mund t’i kënaqen pamjes së mrekullueshme që hapet nga këtu te fshati. Kështu ky vend pak i harruar para pak kohe tani gjallëron. Dhe njerëzit gjatë tërë verës vijnë këtu. Mirëpo, para pak kohe rrjedhja e ujit u zvogëlua. Doli që ka problem me gypin, i cili nuk arrinte deri te burimi.
“U imponua të vëmë një gyp të ri – shpjegon Valentin Georgievi. – Tani ka ujë boll. Gëzohen, se njerëzit e mbajnë mend këtë pus dhe prapë filluan të vijnë këtu që të marrin nga uji. Të gjithë janë unanim, se uji është tepër i mirë. Cilësitë e uji u analizuan edhe në Gjermani. Atje u zbulua, se përbërja e tij është tepër i përshtatshëm për foshnjat.”
Për cilësitë kuruese të “Pusit të Shenjtë” banorët vendas tregojnë shumë histori nga ndonjëherë edhe të pabesueshme. Uji shëron alergji, sëmundje të syve dhe të zemrës, dhe shumë të tjerë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..