Muzikanti folklorik Ivan Mihov është një virtuoz i vërtetë i violinës. Në pragun e jubileut të tij të 80-të ai vazhdon të krijojë.
Le të rikujtojmë se muzika instrumentale ka tradita të pasura në trojet tona. Tamburaja, fyelli dhe gajdja, bashkë me akoma një vegël muzikore bullgare, të ashtuquajturën “bullgarija”, ose “bullgarina”, janë përdorur nga bullgarët nga kohët më të lashta. Instrumenti u përhap së pari në Ballkan, pas kësaj edhe në Evropën Perëndimore.
Qendra kryesore e muzikës orkestrore në Bullgari, më konkretisht e muzikës dasmore, janë fshatrat në rajonin e Plovdivit, Asenovgradit, Haskovos dhe Çirpanit. Popullsia në këtë rajon i ruan traditat e veta, ku janë përhapur instrumentet karakteristike të muzikës klasike evropiane – klarineta, violina, fizarmonika, kuptohet, të shoqëruara me daullen. Një prej shkollave më të fuqishme instrumentale në këtë regjion është ajo e violinës, e cila lind talente edhe sot e kësaj dite. Çdo një tamburist profesional në një moment bëhet gjithashtu violinist i mirë. Ivan Mihov është ndër përfaqësuesit më të shquar të kësaj shkolle. Sot ai është në moshën 79 vjeç dhe vazhdon të merret me muzikë. Ai nuk i ka mësuar notat muzikore dhe kur kompozon një melodi të re ai e incizon në kasetë. Muzika lind në kokën e tij vazhdimisht, madje natën.
“Jam mësuar nga Xha Georgi – Krushkata. I ati ishte shpërngulur nga Krushevo. Ai ishte një violinist i mirë, por nuk ka incizime në radio, ka luajtur në violinë në dasma dhe tubime të ndryshme. Gjatë takimit tonë të parë ai mendoi se unë nuk mund të luajë aspak në violinë, por pas kësaj interpretova disa melodi shumë bukur. Në vitin 1958 krijova Grupin e Belloreçenit, i cili pas 14 vitesh u shpërnda dhe atëherë unë krijova Grupin e Bellozemit. Kam bërë pjesë në grupin e Sadovos, në Grupin e Çirpanit etj. Deri më sot e kësaj dite përpiqem ta ruajë muzikën. Muzika popullore duhet të ruhet, ky është folklori ynë. Të rinjtë sot konkurrojnë të jenë virtuozë dhe harrojnë se muzika nuk është sport, ajo vjen nga zemra.”
Ndër nxënësit e tij janë disa instrumentistë të njohur nga brezi më i ri – Georgi Janev, Ivan Bojçev, Rusen Kalev, Ivan Jozov...
Që nga viti 1980 Ivan Mihov ka një punishte të tij, ku krijon violina të ndryshme.Në albumin e tij të fundit violinisti bashkëpunon me muzikantët e orkestrës “Trakët e Rinj”. Me ndihmën e tyre ai arriti të krijojë disa prej kompozimeve të tij të fundit. Ky projekt i suksesshëm tregon qartë se trashëgimia dhe respekti midis brezave të muzikantëve folklorikë bullgarë janë të gjalla.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..