Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarizmi – humanizëm në veprim

БНР Новини

Kudo në botë ka fatkeqësi, tërmete, zjarre dhe përmbytje, sulme terroriste, migrantë ekonomikë. Prandaj aftësitë tona për të punuar në situata krize në ndihmë të të prekurve, bashkëpunimi midis ekipeve dhe partnerëve janë prioritet i Kryqit të Kuq Bullgar në detyrën e tyre për t’i ndihmuar njerëzit dhe shtetin. Organizata ka 28 ekipe vullnetare për punë në situata krize, ku janë përfshirë njerëz me profesione të ndryshme – mësues, mjekë, inxhinierë, dizajnerë, psikologë, profesorë universitarë. Vijnë njerëz me aftësi të posaçme – alpinistë, shpëtimtarë ujorë, udhëheqës malorë, të cilët janë përgatitur shumë mirë në dhënien e ndihmës mjekësore.

СнимкаTrajnimi i sivjetshëm tradicional i ekipeve vullnetare të Kryqit të Kuq Bullgar në Burgas për veprime në raste fatkeqësish, avarish dhe katastrofash “Krajmorie 2016” doli jashtë kufijve të Bullgarisë. Ekipe nga Kryqi i Kuq Rumun, nga Kryqi i Kuq Francez, si dhe nga Mburoja e Kuqe e Davidit e Izraelit ndanë përvojën e tyre me organizatën tonë. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Marian Maçelaru, drejtor i Kryqit të Kuq Rumun në Giurgiu, tha:

Снимка“Bashkëpunimi ynë me Kryqin e Kuq Bullgar ka një histori të gjatë. Para pesë vitesh filluam të zhvillojmë edhe trajnime të përbashkëta për shpëtimin në ujë. Trajnimi i parë u zhvillua në Kavarna, kurse pas kësaj kishte trajnime në Giurgiu, në Krajmorie. Duhet të jemi së bashku. Unë do të them: “Në qoftë se fqinji është mirë, edhe ne do të jemi mirë.” – Aktualisht bashkë me Kryqin e Kuq në Ruse jemi duke punuar mbi një projekt të madh transkufitar për krijimin e një Qendre të përbashkët bullgaro-rumune për monitorim në raste fatkeqësish. Do të përdorim mjete nga BE-ja, atje do t’i stërvitim ekipet tona dhe do të jemi në dobi të dy shteteve.”

Romeo Radolesku ka lindur në Rumani, por që prej shumë vitesh banon në Izrael dhe punon për Mburojën e Kuqe të Davidit si ndihmës-mjek. Si formohen ekipet dhe si stërviten?

“Vullnetarët tanë vijnë nga shkolla. Në kuadrin e një programi të Ministrisë së Arsimit është detyrueshëm që nxënësit, që kanë mbushur 15 vjet, të punojnë si vullnetarë në sfera të ndryshme publike. Një pjesë e madhe prej tyre vijnë në Mburojën e Kuqe të Davidit, ne i stërvitim në kuadrin e 60 orëve për të dhënë ndihmë urgjente. Pas kësaj ata gradualisht fillojnë të punojnë me ne në ambulancë. Në kuadrin e një – dy viteve ata grumbullojnë mjaftë përvojë, që të punojnë me ne. Sigurisht që më të rinjtë nuk i përfshijmë, po të ketë fatkeqësi të mëdha, por me kalimin e viteve vullnetarët tanë përfitojnë mjaftë aftësi për dhënien e ndihmës mjekësore dhe janë shumë përgjegjës.

СнимкаPër herë të parë jam në Bullgari, por në kuadrin e qëndrimit tim të shkurtër këtu më bëri një përshtypje të madhe puna e vullnetarëve të Kryqit të Kuq Bullgar, entuziazmi i tyre, profesionalizmi dhe fakti se Kryqi i Kuq Bullgar i përgatit vullnetarët e tyre për të punuar në situata të ndryshme – shpëtim në ujë, metoda alpine për punë në raste shkatërrimesh, punë me refugjatët. Ne në Mburojën e Davidit të Izraelit nuk kemi kaq shumë veprimtari.”

Kryqi i Kuq i Francës punon me 50 mijë vullnetarë. 10 mijë prej tyre janë stërvitur për të dhënë ndihmë urgjente. Franca u bë objekt sulmesh terroriste dhe pyetja jonë ndaj Gil Melfertit, vullnetar nga 20 vjet, ka të bëjë me këtë. Çfarë duhet të dihet?

“Gjatë sulmeve të para terroriste isha në punë dhe nuk kam marrë pjesë, kurse gjatë sulmit në Nicë, punoja për koordinimin e veprimtarive të Kryqit të Kuq Francez, me autoritetet vendase dhe ministritë e ndryshme. Vullnetarët duhet të dinë se nuk ka risk zero. Po të jepet ndihmë gjatë sulmeve terroriste duhet të jemi të gatshëm, duhet të jemi në dijeni të procedurave speciale dhe të kërkesave. Vullnetarët duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë, çfarë materialesh duhet të disponojnë dhe të realizojnë një koordinim të shkëlqyeshëm me autoritetet: me policinë, zjarrfikësit dhe strukturat e tjera.”

СнимкаSistemet e ndryshme të punës vullnetare dhe të ekipeve vullnetare për shpëtimin në raste fatkeqësish dhe katastrofash praktikohen në shoqëritë e Kryqit të Kuq në botë, por të gjitha ato punojnë në emër të vlerës më të madhe – të jetës së njeriut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Sillvija Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD