Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpikësi i shekullit XXI – krijues i palodhur

БНР Новини

Bota po zhvillohet shumë shpejtë dhe jeta ndryshohet. Rol kryesor në këtë proces luajnë inovacionet. Ata pasqyrojnë progresin e racës njerëzore. Në këtë drejtim Bullgaria i dha shumë botës. Edhe më sot shumë bullgarë bëjnë zbulime, të cilët ndihmojnë zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Mirëpo, për fat të keq pak prej tyre jetojnë në atdhe. Financimi i shkencës, dhe më saktë i inovacioneve, është tepër i ulët edhe demotivues. Përfitimi nga programet e BE-së, si për shembull “Horizont 2020”, është pothuajse e pamundshme, për arsye të procedurave të ndërlikuara administrative.

Çdo vit çmimet “Shpikës i vitit” tregojnë, se shkencëtarët nuk heqin dorë megjithë vështirësitë. Profesori Vlladimir Llazarov dhe ekipi i tij – docent doktor Zahari Zarkov, docent doktor Ljudmill Stojanov dhe inxhinier Dimitër Spirov nga Fakulteti Elektroteknik i Universitetit Teknik në Sofje, janë mbajtësit e sivjetshëm të këtij çmimi në kategorinë “Elektroteknika dhe elektronika”. Ata hartuan “Sistemin e menaxhimit të prodhimit të energjisë nga fotovoltaikët”. Më shumë hollësi sjell profesori Llazarov:

СнимкаKontrollimi i energjisë së prodhuar nga centralet fotovoltaike është diskret dhe pasiv. Ai realizohet nëpërmjet përjashtimit të moduleve ose të tërë sistemit. Nuk është e mundshme që të sigurohetnjë reduktim gradual të kapaciteteve. Në këtë mënyrë pronari shpesh pëson humbje ekonomike. Shpikja jonë zgjidh pikërisht këtë problem dhe operatori mund të kontrollojë procesin. Kështu sigurohet një punë shkallëzore, edhe në rast kufizimi ose mungese të kapaciteteve të lira në impiantet akumuluese. Si rezultat ulen humbjet. Bëhet fjalë për një filozofi të re, e cila iu përgjigjet interesave të shoqërisë dhe ndikon në mënyrë të favorshme mbi çmimin e energjisë së prodhuar.

СнимкаInovacionet janë rezultat i shumë punës dhe i dëshirës për zhvillim dhe ndryshim, mendon profesori Llazarov. Për to është i domosdoshëm një pjesë talenti dhe frymëzim krijues. Në Bullgari, e cila sipas statistikës evropiane është ndër vendet me tregues më të keq në fushën e inovacioneve dhe përparimit teknik, shkencë nuk bëhet lehtë.

Sukseset më tepër i takojnë një brezi, i cili së shpejti do të dalë nga faza aktive e jetës. Shkencë bëhet vështirë, me përpjekjet e njerëzve të përgatitur mirë. Numri i specialistëve me kualifikim po ulet pa u ndërprerë. Të rinjtë nuk janë të motivuar të merren me shkencë për disa arsye – rrogat e ulëta, orientimi i keq i shkollës së mesme, varësia nga interneti dhe kriza demografike. Nuk ka një politikë të mirë në fushën e shkencës dhe të arsimit të lartë. Politika përqendrohet në shkurtime financiare, absorbimin e mjeteve evropiane të cilat nuk përdoren në mënyrë të përqendruar. Shteti nuk shfrytëzon potencialin e shkencëtarëve dhe qëndrimin e tyre prej eksperti. Brenda 25 viteve të fundit shihet një deficit në politikën që ndiqet në fushën e shkencës dhe të arsimit të lartë. Megjithëkëtë duhet të jemi optimistë dhe të shpresojmë, se drita do të ndriçojë edhe në rrugën e shkencës.

Shkencëtarët e tjerë, të cilët morën dekoratën “Shpikës i vitit” janë në kategorinë “Industri makinerie dhe ndërtim” – Georgi Todorov, Borisllav Romanov, Konstantin Kamberov, Veliçko Pejkov dhe Nikollaj Gançev për shpikjen “Impiante dridhëse për instrumente elektriketë shpimitme efekt rezonancë”. Në kategorinë “Kimi dhe bioteknologji” u dalluan Emilija Mirkova dhe Olja Karaxhova, të cilat qëndrojnë prapa shpikjes Trichoderma Koningii Oudshtam 85. Ky është një lloj kërpudhe parazitë, e cila gjen aplikim në preparatet për luftë me kërpudhat tokësore fitopatogene te kulturat e serrave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD