Ndoshta secili prej nesh ka ëndërruar të jetojë në një botë në të cilën gjithçka përreth të jetë punuar prej sheqeri, çokolate ose biskote. Ka një njeri të tillë, për të cilin kjo ëndërr është një realitet. Kjo është Allbena Petrova, e cila prej vitesh jeton në Kanada. Mbaroi Gjimnazin e Arteve të Aplikueshme specialitetin qeramikë dhe qelq. Gatimi është një nga pasionet e saj. Prandaj kur mbërriti në Kanada, vendosi të regjistrohet në një program të punimit të ëmbëlsirave në Shkollën e Arteve të Kulinarisë në Monreal. Pikërisht aty ajo zbuloi sekretet dhe magjinë e dekorimit të ëmbëlsirave të ndryshme. Allbena Petrova ka marrë pjesë në një sërë konkursesh nga të cilët ka fituar shumë çmime.
Për këtë njohje të talentit të saj vet ajo shpjegon:
“Gjatë muajit mars më ftuan të marrë pjesë në projektin “Nuse në botë”. Në të u prezantuan 31 dekorues të tortave nga kënde të ndryshme të botës. Çdo pjesëmarrës duhej të krijojë një tortë të frymëzuar nga veshja dasmore e ndonjë nuseje të anëve të ndryshme të botës. Pata lirinë e plotë të vendos çfarë të preferoj – stilin modern ose atë të së kaluarës. Për mua kjo ishte një mundësi ideale të bëj një tortë të frymëzuar nga qëndismat bullgare.”
Mirëpo, pse Allbena Petrova e zgjodhi pikërisht qëndismat bullgare për dekorimin e tortës?
“M’u duk mirë të shfrytëzoj elemente të qëndismave të veshjes kombëtare, sepse ato janë shumë të bukura, tepër laramane dhe të larmishme, lënë mbresë me ojnat e ndërlikuara. Kjo përbën një sfidë, që ato të rikrijohen prej sheqeri. Krahas kësaj vet unë linda dhe rrita në Bullgari dhe për mua ishte një kënaqësi për të bërë diçka, me të cilën të prezantoj të paktën një pjese të bukurisë së krijimtarisë popullore bullgare.”
Joshja dhe punimi i vështirë i qëndismave gjithnjë e ka tërhequr autoren të bëjë provë të rikrijojë edhe prej sheqeri. Në karrierën e deritanishme Allbena Petrova ka bërë qindra torta. Por edhe më sot kujton:
“Sfida më e madhe për mua ishte torta e parë me disa kate, me të cilën fitova çmimin e parë në garën për torta martese në Monreall. Torta ia kushtova dasmës indiane dhe ishte tepër e vështirë për punim. Ajo ishte e frymëzuar jo vetëm nga veshja tradicionale e indianeve – sari, por edhe nga arkitektura e Taxh Mahallit – simbolit të dashurisë së madhe. Mbaj mend, se nuk fjeta dy net, që të përfundoj dy nga katet e kësaj torte.”
Çdo tortë është punuar me shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri ndaj çdo detaji. Disa prej veprave të ëmbla të punuara nga Allbena Petrova mund të shikoni në sajtin e krijuar prej saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky..
Që i vogël, Nikollaj Nikollov ëndërronte të fluturonte. Nuk u bë astronaut, ashtu siç është ëndrra e pothuajse çdo djali, por iu përkushtua aviomodelizmit. Në vitin 2000, së bashku me miqtë e tij, vendos të ndërtojë helikopterin e tij të parë, i cili..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës..
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis..