Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Kozhuharov: “Në folklorin bullgar pasqyrohet tërë madhëria e popullit tonë”

Foto: kozhuharov.net

E quajnë Todor Kozhuharovin “këngëtar me gjurmë të pashuar të florinjtë në traditën tonë kombëtare”, “zëri i ëmbël nga zemra e Trakisë piktoreske, i cili prek thellësitë e shpirtit njerëzor”. Ai u njoh si simbol i stilit trak të interpretimit.

Që kur ishte fëmijë në fshatin e lindjes Mustrak të rajonit të qytetit Haskovo, u zbulua prirja e tij ndaj muzikës. Mban mend, se pa dashje mësonte këngët e së ëmës, përderisa përpunuan duhanin. Fati i tij profesional u paracaktua nga shfaqjet e para në skenat e amatorëve dhe në tubimet vendore. Pas kësaj erdhi edhe ftesa të bëhet solist i Ansamblit “Kitna Trakia Piktoreske” në qytetin Haskovo. Incizimet e para si solist i bëri në Radion e Plovdivit në vitin 1979, ndërsa në vitin 1982 – edhe në Radion Kombëtare, përafërsisht 300 këngë. U realizua edhe ëndrra e tij më e madhe të japë koncerte në mbarë vendin para një publiku shumëmijësh. Të shumta janë dasmat dhe tubimet, në të cilët ka interpretuar këngët e krahinës së Trakisë. Është solist i preferuar i disa orkestrave dasmore – “Kotari”, “Konushenska”, “Jamboll”, “Orfej”, “Biseri”, i grupeve të muzikantëve Ivan Milev dhe Ivo Papazov. Në vitin 1989 Todor Kozhuharov dhe bashkëshortja e tij Donka krijuan orkestrën e tyre “Juzhni Ritmi” – Ritme Jugore.

Rruga profesionale e këngëtarit Todor Kozhuharov, e cila gërsheton talentin me dashurinë, punëdashësin, përkushtimin në emër të këngës së Trakisë, u vlerësua me dallime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitet 1985 dhe 1986 u bë mbajtës i çmimit të parë të konkursit të orkestrave dasmore dhe solistëve të tyre në Stambollovo. Një majë në karrierën e tij krijuese ishin tri vizitat në Los Angjelis të SHBA-së në fund të viteve 90-të të shekullit XX, ku mori pjesë në Olimpiadën Botërore Muzikore. Nga aty u kthye me medalje të arta. Në vitin 2004 doli nga shtypi libri i tij “Me magjinë e këngës” me 115 këngë bashkë me notat, të zgjedhura nga repertori i tij i pasur. Ai e bëri këtë me qëllimin e vetëm që ato këngë të arrijnë deri te kolegët e tij të rinj.

Orkestra “Juzhni Ritmi”Për dhuntinë e tij të këndojë dhe për rrugën krijuese, Todor Kozhuharovi rrëfen:

Atë, të cilën e arrita të bëj gjatë viteve, është në sajë të talentit tim hyjnor, të cilën e trashëgova nga e ëma Dena Zheljazkova dhe nga i ati Zheljazko Kozhuharov. Bëra shumë përpjekje, që të interpretoj këngë, të cilat të arrijnë te njerëzit. Dëshira ime gjithnjë ishte, që atë të cilën e incizoj të arrijë edhe deri te podiumet e koncerteve.  Kurrë nuk do të harrojë takimin tim të parë me këngëtarin legjendar të Trakisë – Jovço Karaivanovin. Atij i jam mirënjohës. Ai punonte në Redaksinë “Krijimtari popullore” të Radios Kombëtare Bullgare. Realizuam incizimet bashkë. Kur nuk mbajta mend tekstet e tëra të këngëve të mësuara nga e ëma, ai më ndihmonte. Incizimet e mia të para ishin me tingëllim autentik. Krahas kësaj kam incizime me grupe të ndryshme folklorike. Në fillim të tranzicionit, në vitin 1989, me bashkëshorten dhe me disa muzikantë të rinj formuam Orkestrën “Juzhni Ritmi”. Tashmë 27 vite me radhë jemi bashkë në dasmat dhe në koncertet. Dasmat kërkojnë një repertor të larmishëm, të cilin e pasuruam gjatë viteve. Më pëlqejnë këngët e krahinave të Stranxhës, Rodopeve, Maqedonisë. Prandaj bëmë edhe shumë duete. Trakia është krahina më e madhe folklorike dhe më e pasur. Sa çmime të kam për mua me më shumë rëndësi është që të jam pranë njerëzve dhe ata të pëlqejnë këngët e mia.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Ester Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Ester Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD