E quajnë Todor Kozhuharovin “këngëtar me gjurmë të pashuar të florinjtë në traditën tonë kombëtare”, “zëri i ëmbël nga zemra e Trakisë piktoreske, i cili prek thellësitë e shpirtit njerëzor”. Ai u njoh si simbol i stilit trak të interpretimit.
Rruga profesionale e këngëtarit Todor Kozhuharov, e cila gërsheton talentin me dashurinë, punëdashësin, përkushtimin në emër të këngës së Trakisë, u vlerësua me dallime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitet 1985 dhe 1986 u bë mbajtës i çmimit të parë të konkursit të orkestrave dasmore dhe solistëve të tyre në Stambollovo. Një majë në karrierën e tij krijuese ishin tri vizitat në Los Angjelis të SHBA-së në fund të viteve 90-të të shekullit XX, ku mori pjesë në Olimpiadën Botërore Muzikore. Nga aty u kthye me medalje të arta. Në vitin 2004 doli nga shtypi libri i tij “Me magjinë e këngës” me 115 këngë bashkë me notat, të zgjedhura nga repertori i tij i pasur. Ai e bëri këtë me qëllimin e vetëm që ato këngë të arrijnë deri te kolegët e tij të rinj.
Për dhuntinë e tij të këndojë dhe për rrugën krijuese, Todor Kozhuharovi rrëfen:
“Atë, të cilën e arrita të bëj gjatë viteve, është në sajë të talentit tim hyjnor, të cilën e trashëgova nga e ëma Dena Zheljazkova dhe nga i ati Zheljazko Kozhuharov. Bëra shumë përpjekje, që të interpretoj këngë, të cilat të arrijnë te njerëzit. Dëshira ime gjithnjë ishte, që atë të cilën e incizoj të arrijë edhe deri te podiumet e koncerteve. Kurrë nuk do të harrojë takimin tim të parë me këngëtarin legjendar të Trakisë – Jovço Karaivanovin. Atij i jam mirënjohës. Ai punonte në Redaksinë “Krijimtari popullore” të Radios Kombëtare Bullgare. Realizuam incizimet bashkë. Kur nuk mbajta mend tekstet e tëra të këngëve të mësuara nga e ëma, ai më ndihmonte. Incizimet e mia të para ishin me tingëllim autentik. Krahas kësaj kam incizime me grupe të ndryshme folklorike. Në fillim të tranzicionit, në vitin 1989, me bashkëshorten dhe me disa muzikantë të rinj formuam Orkestrën “Juzhni Ritmi”. Tashmë 27 vite me radhë jemi bashkë në dasmat dhe në koncertet. Dasmat kërkojnë një repertor të larmishëm, të cilin e pasuruam gjatë viteve. Më pëlqejnë këngët e krahinave të Stranxhës, Rodopeve, Maqedonisë. Prandaj bëmë edhe shumë duete. Trakia është krahina më e madhe folklorike dhe më e pasur. Sa çmime të kam për mua me më shumë rëndësi është që të jam pranë njerëzve dhe ata të pëlqejnë këngët e mia.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..