“Llazar, eja jashtë!” – sipas Ungjillit me ato fjalë Jisu Krisht kthehet te miku i tij dhe bën ringjalljen e tij çudibërëse. Një javë para Pashkës së Madhe dhe një ditë para Ditës së Dafinave kisha lavdëron Ringjalljen e Llazarit. Në folklorin bullgar kjo festë lidhet me pranverën si një periudhë simbol i ringjalljes së natyrës, simbol i rinisë dhe i fillimit të ri.
Riti me emrin Llazaruvane, karakteristik për Ditën e Ngjalljes së Llazarit, ka rëndësi të madhe për hyrjen e vajzave në moshën paramartesore. Konsiderohet se një vashë e cila nuk ka kryer këtë rit nuk do të martohet. Besohet gjithashtu se një vashë e tillë mund të vidhet nga dragoi dhe ai të martohet me të. Grupet e vajzave të quajtura llazarki rrethojnë tërë fshatin shtëpi më shtëpi. Ato i sjellin secilit shëndet dhe mirëqenie. Vajzat, koha e të cilave është të bëhen llazarki, mblidhen në mesin e Kreshmës së Madhe. Atëherë vajzat, që vjet ishin llazarki u transmetojnë atyre këngët speciale të ritit. Disa prej teksteve përbëjnë urime ndaj vet vajzave llazarki. Në këngët vajzat i premtojnë Llazarit se në se do të martohen vitin e ardhshëm atëherë do t’i japin atij dhurata më të mëdha.
Vajzat llazarki kanë këngë për çdo anëtar të familjes, për profesionet e ndryshme dhe për zanatet, edhe për lulishten e gocave dhe për trëndafilin nën të cilin vihen enën me unazat për urime Ditën e Dafinave. Në se në shtëpi ka ndonjë vajzë e pamartuar i urojnë asaj sa më shpejtë të bëhet nuse.
“Më thanë, Llazare, se këtu ka një vajzë e bukur plotë joshje. Të dalë ajo që të shikojmë, a është e martuar, në se nuk është, të fejojmë Ditën e Pashkës së Madhe, të martojmë Ditën e Shën Gjergjit.”
Në çdo shtëpi amviset u dhurojnë vajzave llazarki vezë dhe u japin para. Pak më vonë vajzat i ndajnë paratë midis njëra tjetrës, ndërsa vezët i ngjyrosin për Pashkën e Madhe.
Duke bërë një rreth simbolik, vajzat llazarki kthehen aty nga ku kanë nisur. Gjatë tërë kohës këndojnë, vallëzojnë, bëjnë urime. Në se do të takojnë ndonjë udhëtar kanë këngë speciale edhe për të. Mbrëmjen ndahen, që të takohen herët në mëngjes ditën tjetër, pra Ditën e Dafinave, që të bëjnë edhe një rit tjetër të rëndësishëm paramartesor – kumiçene.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..
Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..
Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..