Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitja pranverore përgjatë rrjedhjes së lumit Devinska

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Vetëm dy kilometra larg qytetit Devin, në gjinjtë e malit enigmatik Rodopa, zvarritet një nga shtigjet më piktoreske “Struilica – Lëkata”. Ajo gjarpëron në luginën e lumit Devinska, në mesë të formimeve të çuditshme shkëmbore, ujëvarave dhe pamjeve përrallore. Aty, pyjet shekullore halore dhe faqet e pjerrëta malore  nuk i ka shkelur këmba njerëzore. Ja përse aty hasen shumë lloje të rralla bimore dhe kafshore, të zhdukura prej kohe në Evropën Perëndimore. Pikërisht aty çel burbuqet edhe Lulja e Orfeut, ose Haberleja e Rodopeve (Haberlea rhodopensis), bullgarisht silivrjak, ndërsa populli e quan lule të përjetshme, sepse mund të jetojë 31 muaj pa ujë. Sipas legjendave kjo lule me ngjyrë vjollce rriti nga lotët e këngëtarit mitik Orfej. Itinerari kalon edhe pranë rrënojave të njërës prej kështjellave të fundit bullgare në trevën Kaleto, aty ku banorët heroik të malit Rodopa bënin përpjekje të ndalonin robëruesit turq. Shtegu kalon përgjatë lumit Devinska, aty këtu ka edhe ura prej druri.

Снимка

Ideja për shtegun ekologjik “Struilica – Lëkata” lindi në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Atëherë u caktua itinerari. Dhjetë vite më vonë, Ekonomia e Gjahut “Izvor” ndërtuan një pjesë prej shtegu. Pamjen e tanishme iu dha në vitin 2002 në sajë të projektit “Bullgaria e bukur”. Atëherë u ndërtuan elementet arkitekturore, urat e varura dhe strehët, vendet për pushim.

Zona „Lëkata”

Shtegu kalon përmes territorit të një rajoni të mbrojtur përgjatë lumit Devinska. Pika e fundit është zona Lëkata. Kanioni i lumit Devinska është areali i dhive të egra. Gjatë gushtit dhe shtatorit mund të shihet se si dhitë zbresin te lumi, duke kërkuar ujë dhe freski. Dhitë e egra preferojnë klimën e lagët dhe prandaj kur ka vapë kërkojnë flladin.

Снимка

Natyrë e egër, ajër kristaltë të pastër dhe qetësi, në të cilën dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve. Dhe kjo bukuri gërshetuar me burime me ujë të ngrohtë mineral. Pikërisht të tillë janë ujërat mineralë të Devinit që burojnë në rajonin Struilica. Aty janë edhe pishinat e hapura me ujë mineral, të cilat mund të frekuentohen që nga pranvera e hershme deri te vjeshta e vonshme. Dielli ose shiu, dita ose nata – magjepsja ndryshohet, por forca e saj nuk ndërrohet. Prandaj gërshetimi i natyrës piktoreske me forcën e ujit mineral tërheq gjithnjë e më shumë turistë. Megjithëqë rryma e turistëve nuk pushon, vendi arrin të ruajë pastërtinë.

Снимка

Shtegu jep mundësi të shihen edhe lloje të kërcënuara kafshërore si vidra. Adhuruesit e peshkimit mund të zënë peshk me grep. Qëllimi i njerëzve, që krijuan shtegun është të ruajnë karmonin midis njeriut dhe natyrës dhe vetëm në zona të caktuara të hedhin mbeturinat dhe të ndizen zjarre. Ekonomia e Gjahut e ka marrë përsipër kujdesin të mbledhë plehrat. Ata vet mirëmbajnë shtegun duke ndarë mjete nga veprimtaria e tyre. Dëshira e ekipit që punon në Ekonominë e Gjahut “Izvor” është të mirëmbajë shtegun e pastër për të ruajtur pamjen tërheqëse.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: wikipedia.org, haiduk-tourist.blogspot.bg dhe zapadnirodopi.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD
Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD