Vetëm dy kilometra larg qytetit Devin, në gjinjtë e malit enigmatik Rodopa, zvarritet një nga shtigjet më piktoreske “Struilica – Lëkata”. Ajo gjarpëron në luginën e lumit Devinska, në mesë të formimeve të çuditshme shkëmbore, ujëvarave dhe pamjeve përrallore. Aty, pyjet shekullore halore dhe faqet e pjerrëta malore nuk i ka shkelur këmba njerëzore. Ja përse aty hasen shumë lloje të rralla bimore dhe kafshore, të zhdukura prej kohe në Evropën Perëndimore. Pikërisht aty çel burbuqet edhe Lulja e Orfeut, ose Haberleja e Rodopeve (Haberlea rhodopensis), bullgarisht silivrjak, ndërsa populli e quan lule të përjetshme, sepse mund të jetojë 31 muaj pa ujë. Sipas legjendave kjo lule me ngjyrë vjollce rriti nga lotët e këngëtarit mitik Orfej. Itinerari kalon edhe pranë rrënojave të njërës prej kështjellave të fundit bullgare në trevën Kaleto, aty ku banorët heroik të malit Rodopa bënin përpjekje të ndalonin robëruesit turq. Shtegu kalon përgjatë lumit Devinska, aty këtu ka edhe ura prej druri.
Ideja për shtegun ekologjik “Struilica – Lëkata” lindi në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Atëherë u caktua itinerari. Dhjetë vite më vonë, Ekonomia e Gjahut “Izvor” ndërtuan një pjesë prej shtegu. Pamjen e tanishme iu dha në vitin 2002 në sajë të projektit “Bullgaria e bukur”. Atëherë u ndërtuan elementet arkitekturore, urat e varura dhe strehët, vendet për pushim.
Shtegu kalon përmes territorit të një rajoni të mbrojtur përgjatë lumit Devinska. Pika e fundit është zona Lëkata. Kanioni i lumit Devinska është areali i dhive të egra. Gjatë gushtit dhe shtatorit mund të shihet se si dhitë zbresin te lumi, duke kërkuar ujë dhe freski. Dhitë e egra preferojnë klimën e lagët dhe prandaj kur ka vapë kërkojnë flladin.
Natyrë e egër, ajër kristaltë të pastër dhe qetësi, në të cilën dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve. Dhe kjo bukuri gërshetuar me burime me ujë të ngrohtë mineral. Pikërisht të tillë janë ujërat mineralë të Devinit që burojnë në rajonin Struilica. Aty janë edhe pishinat e hapura me ujë mineral, të cilat mund të frekuentohen që nga pranvera e hershme deri te vjeshta e vonshme. Dielli ose shiu, dita ose nata – magjepsja ndryshohet, por forca e saj nuk ndërrohet. Prandaj gërshetimi i natyrës piktoreske me forcën e ujit mineral tërheq gjithnjë e më shumë turistë. Megjithëqë rryma e turistëve nuk pushon, vendi arrin të ruajë pastërtinë.
Shtegu jep mundësi të shihen edhe lloje të kërcënuara kafshërore si vidra. Adhuruesit e peshkimit mund të zënë peshk me grep. Qëllimi i njerëzve, që krijuan shtegun është të ruajnë karmonin midis njeriut dhe natyrës dhe vetëm në zona të caktuara të hedhin mbeturinat dhe të ndizen zjarre. Ekonomia e Gjahut e ka marrë përsipër kujdesin të mbledhë plehrat. Ata vet mirëmbajnë shtegun duke ndarë mjete nga veprimtaria e tyre. Dëshira e ekipit që punon në Ekonominë e Gjahut “Izvor” është të mirëmbajë shtegun e pastër për të ruajtur pamjen tërheqëse.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: wikipedia.org, haiduk-tourist.blogspot.bg dhe zapadnirodopi.com
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të..