“Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.”
Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaVanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..