Ankaraja nuk e pranon statusin e një “Partneri me privilegj” të Bashkimit Evropian
Ministri turk mbi çështjet evropiane Jomer Çelik deklaroi se, Ankaraja është kategorikisht kundra statusit të një “partneri me privilegj” të Bashkimit Evropian. Ai vuri në dukje se, debatet rreth “partneritetit të propozuar me privilegj” janë aktualizuar pas bisedimeve të zhvilluara midis Rexhep Erdoganit dhe Emanuell Makronit më 5 janar të këtij viti në Paris. Ministri e argumentoi pozitën e Ankarasë mbi çështjen me tezën se ,Turqia nuk mundet të ndërmerret vetëm si një kamp për refugjatët, me të cilin është e domosdoshme që të bashkëpunohet mbi çështjen për evitimin e migracionit ilegal, ose si një shtab ushtarak për lidhje me luftën me terrorizmin, por duhet të ndërmerret në cilësinë e saj të një shteti.
68% nga grekët janë kundra përdorimit të termit “Maqedoni”
Sipas një studimi të agjencisë “Mark” të botuar në gazetën “Proto tema”, 68% nga grekët nuk pranojnë, kurse 23.6% pranojnë në emrin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë të përdoret termi “Maqedonia”. Mes zgjedhësve të partisë drejtuese “Siriza” kundërshtarët e termit janë 63.8%, kurse mes zgjedhësve të partisë opozitare “Demokracia e Re” kjo përqindje është 67%.
Po vazhdojnë grevat e transportit në Greqi
Pasi gjatë ditës së premte në Greqi dolën në grevë nëpunësit në transportin publik, marinarët dhe mjekët, sot pritet një grevë dhe në metronë, të shoferëve të autobusëve dhe të trolejbusëve, makinistët. Për shkak të grevës së dispeçerëve të aviacionit, kompanitë e aviacionit Aegean dhe Olympic Air e ndryshuan orarin e 28 fluturimeve ndërkombëtare dhe 20 të brendshme. Veprimet e protestës gjatë ditës së hënë përkojnë me një votim në parlament të një pakete prej masave ligjvënëse për ekonomi, të vendosura nga kreditorët e Bashkimit Evropian dhe nga Fondi Ndërkombëtar Monetar. Krahas me të tjerat masat supozojnë kufizimin e së drejtës së grevave dhe mundësi më të shumta për shitjen e shtëpive të debitorëve.
Hashim Taçi jep 1 milionë dollarë për përmirësimin e imazhit të vet në Shtetet e Bashkuara
Presidenti i Kosovës Hashim Taçi jep 1 milionë dollarë për përmirësimin e imazhit të vet në Shtetet e Bashkuara, pohon gazeta “Ekspres” e cila del në Prishtinë. Duke pasur parasysh këtë ai ka nënshkruar marrëveshje me një kompani lobuese amerikane të Brajën Ballërd më 22 dhjetor vitin e kaluar-pikërisht në ditën, kur u mundua të ndalojë Gjykatën Speciale për hetimin e krimeve të kryera ushtarake në territorin e vendit. E njëjta kompani tanimë ka punuar për përmirësimin e imazhit të presidentit turk Rexhep Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan gazeta “Ekspres”.
Kinezë do të ndërtojnë në Kroaci një urë të sfiduar nga Sarajeva
Konsorciumi kinez China Road and Bridge Corporation qe i zgjedhur për ndërtimin e një ure të diskutueshme, të konsideruar me një rëndësi jetike për industrinë turistike të Kroacisë. Personat zyrtar komentuan se ky është investimi i parë i konsiderueshëm kinez në Bashkimin Evropian. Ura, e cila do të lidh dy pjesë të bregdetit Adriatik të Kroacisë , ka për qellim të pakësojë kohën për udhëtimin e turistëve, por krijojë debate me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ura do tu japë mundësi shoferëve tu shmangen një pjese prej 10 kilometrave, e cila i përket Bosnjës, duke kursyer në këtë mënyrë kohë nga pikat kufitare. Por, Sarajeva pohon se, ura do të pengojë praninë e Bosnjës deri në det dhe ngul këmbë që Kroacia të shtojë lartësinë e saj deri më 55 metra.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..