Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq Akademiku Nikollaj Kaufman

Foto: arkivVdiq akademiku Nikollaj Kaufman - një muzikolog i njohur, folklorist dhe kompozitor, një hulumtues i devotshëm me produktivitet të lartë dhe një njeri tepër modest.

Kaufman ka lindur më 23 shtator të vitit 1925 në qytetin Ruse. U rrit në qytetin Gabrovo ku i mori njohuritë e para muzikore. Ai përfundoi studimet e tij në Akademinë Kombëtare Muzikore me specialitet trumbetë dhe teori muzikore. Pothuajse menjëherë shkoi në Institutin për muzikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ku mësues i tij në punën në terren ishte folkloristja jonë e madhe Rajna Kacarova.

Më vonë ai u bë pjesë e Institutit për Folklor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Që në vitin 1979 u bë profesor në Akademinë Kombëtare Muzikore kurse që në vitin 2003 - akademik. Ai është dhe mbajtës i dekoratave të larta. Ka incizuar mbi 40 000 këngë popullore dhe melodi instrumentale. Gjatë vitit 1990, albumi i dytë “Misteri i zërave bullgarë” në të cilin janë përfshirë 3 këngë të tij prej autori, fitoi “Grami”. Kompozicioni i tij “Bezrodna nevesta” ("Nusja pa fis") e cila është bërë emblematike për korin e njohur, hyri në një nga albumet e grupit “U2”.




Studimet teorike të akademikut Kafman, si dhe puna e tij në terren janë me rëndësi të madhe për shkencën moderne bullgare. Ai ka punuar në fusha unikale shkencore, mes të cilave janë kënga popullore bullgare me shumë zë, folklori i bashkësive bullgare jashtë kufijve të vendit tonë, këngë popullore që interpretohen në fushë, vajtimet dhe këngët e varrimit e të tjera. Ai është autor i librave, përmbledhjeve, studimeve dhe shumë artikujve, si dhe i më shumë se 2000 këngëve korale, 240 krijimeve orkestrale, muzikës për valle, pjesëve dhe këngëve për piano. Mes përpunimeve të këngëve popullore janë dhjetëra shembuj të ashkenazëve dhe të hebrenjve sefarьdikë tek ne. Ai qe dhe studiuesi i vetëm serioz i kësaj muzike tek ne.

Bashkëpunimi i tij me Radion Kombëtare Bullgare është i gjatë si autor i punimeve kushtuar folklorit muzikor bullgar.

Këngët e tij të dashura të interpretuesve dhe publikut, gjithmonë kanë qenë të pranishme në repertorin e “Misterit të zërave bullgarë”, të korit “Vanja Moneva”, të ansambleve “Filip Kutev”, “Pirin”, të korit të fëmijëve të Radios, si dhe të akoma qindra grupeve profesionale dhe amatore.




Është një gëzim i madh të dëgjosh sesi një këngë, e cila e ka ngrohur shpirtin tënd,  i ngroh shpirtrat e këngëtarëve dhe të publikut - kështu thonte akademiku Kaufman. Me të ikën dhe një epokë e tërë nga shkenca muzikore bullgare.

Zoti e faltë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD