Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për qendrën tregtare në qytetin Gabrovo dhe për iniciativën “Traditat e harruara dhe shijet e gjalla”

БНР Новини
Margarita Stojanova

“Qendra tregtare fshatare”– ndoshta mendoni se kështu quhet ndonjë godine е madhe me shkëlqim pompoz me dyqane dhe ofise në qendrën e ndonjë fshati? Jo! Bëhet fjalë për një pazar-ekspozitë, të quajtur kështu fare me shaka, i cili ka fituar popullaritet të madh.

Ideja për krijimin e qendrës tregtare fshatare është e katër vatrave të kulturës nga fshatrat dhe lagjet përreth qytetit Gabrovo dhe është realizuar gjatë vitit 2014. Qendra tregtare fshatare është një vend, në të cilin ofrohen ushqime shtëpie, produkte fshatar, ushqime të pastra ekologjikisht, shëndetësore, pa nitrate, pa konservues, shtesa dhe ngjyra artificiale, po kështu dhe mallra të artizanatit, një pjesë nga të cilat janë prodhuar në përputhje me teknologjitë autentike tradicionale. Por jo vetëm kaq:

Në kuadrin e qendrës tregtare fshatare, fillimisht organizohet një skenë – tregon Margarita Stojanova, sekretarja në vatrën e kulturës “Hristo Botev 2008” në fshatin Garvan. Ajo u jep mundësi amatorëve të prezantojnë aftësitë e veta artistike, artin e të kënduarit dhe të vallëzimit. Përveç kësaj janë ekspozuar shumë mallra tradicionale, si për shembull kriporet prej druri, tipike dhe karakteristike për krahinën e Gabrovos, gjëra të punuara me dorë prej leshi e të prodhuara në shtëpi, shumë turshi, fruta dhe perime sezonale, ushqime të konservuara si për shembull marmelata e trashë prej kumbulle (pestil), fruta të thata. Ne dëshirojmë që ajo, të cilën e ruajmë si trashëgimi kulinare ta lidhim me prodhimin ekologjik, ushqimet e pastra dhe natyrën.  Për shembull, frutat e thata në kohët e mëparshme janë tharë thjesht në diell ose në një vend të posaçëm për tharje, pa përdorur korrent ose sheqer shtesë, kështu iu ofrojmë klientëve në qendrën tonë tregtare fshatare.

Снимка

Pikërisht në sajë të vatrave të kulturës, iniciatorët e kësaj nisme arrijnë deri tek disa njerëz, të cilët i ruajnë zanatet, të tilla siç ka qenë dikur. Në një nga fshatrat e rrethit të qytetit Sevlievo, Xhaxha Todori me nofkën “Luga” vazhdon të prodhojë lugët e veta me anë të një dalte, jo në torno. Prodhimi i tij, i cili paraqitet në qendrën tregtare fshatare është më tepër një demonstrim i këtij zanati. Halla Stanka gatuan gjela prej sheqeri sipas një recete të vjetër familjare. Por, kuptohet, produkti më atraktiv është pestili kumbullash, shumë i përhapur në rajonin e qytetit Gabrovo. 

СнимкаPestili është prej kumbullave. Në kohën e kaluar në krahinën e Gabrovos e kanë gatuar prej një lloji kumbullash tradicionale për rajonin gjysmë malor, të cilat përmbajnë shumë sheqer dhe pak ujë. Por tani për prodhimin e pestilit përdoren dhe varietete të tjera kumbullash, me qenë se shumë nga pemët e vjetra frutore nga varietetet tradicionale tashmë janë tharë. Kumbullat zihen deri në një konsistencë të trashë pa i hedhur aspak sheqer suplementar dhe lëngu apo qulli i gatshëm hapet mbi dërrasa në një shtresë të hollë. Pasi shtresa e parë thahet, pestili kthehet dhe mbi të vendoset shtresa tjetër. Shtresat duhet të bëhen gjashtë. Lihet të thahet në një vend  të thatë, pa dritë dhe me ajër të freskët, pas së cilës hiqet nga dërrasat dhe mbështillet në role. Prodhimi i pestilit fillon gjatë muajit shtator dhe i duhen disa muaj, që të thahet  dhe të bëhet gati për konsum.

Qendra tregtare fshatare është e njohur jo vetëm në Gabrovo, ku organizohen 7-8 edicione për vit. Ajo ka qenë si mysafire edhe në qytetet Sevlievo dhe Elena, kurse gjatë vitit 2016 ka vizituar dhe Brukselin, bashkë me pestilin e Gabrovos dhe prodhimet e tjera vendase.

Njerëzit gjithmonë janë interesuar për traditat bullgare dhe për pazarin tonë. Atyre u pëlqen të vijnë, të hedhin valle, të dëgjojnë pak muzikë, të hanë ushqime të gatuara në kushte shtëpiake, të blejnë diçka, të përpiqen të ndiejnë atmosferën e së kaluarës dhe fëmijërisë së tyre, sepse akoma ka njerëz të moshuar, të cilët ruajnë traditën familjare të gatimit të ushqimeve. Në të njëjtën kohë gjitha të ardhurat pastaj përdoren për ndonjë nga kauzat e vatrave të kulturës.”

Снимка

Me moton “Traditat e harruara kulinare dhe shijet e gjalla” pestili i Gabrovos, buka tradicionale vendase me farë buke, djathi i shtëpisë, byreku me djathë, rakia e shtëpisë dhe akoma shumë prodhime të tjera të shijshme u prezantuan nga Margarita Stojanova në kuadrin e Ditëve të trashëgimisë jo materiale kulturore në Bibliotekën e Kryeqytetit. Projekti zhvillohet me ndihmën financiare të Bashkisë së Kryeqytetit nga Qendra Regjionale për Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale Kulturore në Evropën Juglindore nën patronazhin e UNESKO-s.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD